Durrës, arrestohen për pallatin pa leje, biznesmeni dhe shefi i INUK.

Biznesmeni i ndërtimit Enver Shaba si dhe shtetasi Fiqiri Dema kryeinspektor urbanistik në komunën Rrashbull, janë arrestuar nga prokuroria e Durrësit, për akuzën e “Ndërtimit të paligjshëm” dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Nga hetimi i prokurorisë së Durrësit, rezulton se biznesmeni Enver Shaba ka kryer një ndërtim të paligjshëm 7 kate + garazh në zonën e Shkëmbit të Kavajës, shumë pranë detit. Ky objekt pa leje, rezulton që në mënyrë formale, të jetë konstatuar nga kryeinspektori i INUK, Fiqiri Dema, i cili nuk ka ndërmarrë asnjë veprim tjetër për raportimin e këtij rasti, si edhe për ndërhyrjen për prishjen e tij.
Në kohën kur është konstatuar si ndërtim i paligjshëm nga ana e kryeinspektorit Dema, ndërtesa ka qenë 4 kate në ndërtim dhe garazhd, por ai ka shënuar në proces-verbalin përkatës vetëm 2 kate + garazhd. Pavarësisht konstatimit, megjithëse të pasaktë, kryeinspektori nuk ka kryer asnjë veprim tjetër. Dhe, në kohën kur në kuadër të hetimeve të kryera nga Prokuroria, është realizuar verifikimi në terren, ka rezultuar se ndërtimi që është pjesë e hetimit, ishte ngritur në 7 kate. Momentalisht ky objekt është bllokuar nga INUK dhe pritet që në ditët në vijim të shembet me tritol.
Hetimi
Në datën 30 tetor 2013 njësia hetimore Task-Forcë në Durrës ka rregjistruar procedimi penal për kryerjen e veprës penale “Ndërtimi i paligjshem”. Pas hetimeve të kryera është konstatuar se kjo vepër dyshohet se është kryer nga shtetësi Enver Shaba(Shala) që zotëron subjketin “Enrezo” dhe për këtë shkak është proceduar me datë 13 maj 2014, me regjistrimin e emrit të këtij shtetasi si person ndaj të cilit zhvillohen hetime për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, ndërsa ndaj shtetasit Fiqiri Dema me detyrë kryeinspektor i INUV në Komunën Rashbull, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.Procedimi fillimisht është rregjistruar mbi bazën e referimit të akteve për ndjekje penale, të Komisariatit Policisë Durrës.
Kjo e fundit rezulton se ka ardhur në dijeni, për kryerjen e një ndërtimi të paligjshëm, me një shkresë të INUK, Dega Durrës, pasi ka kërkuar mbështetje nga forcat e policisë për pezullimin e ndërtimit shumë katësh, pa leje, në zonën bregdetare, Shkëmbi i Kavajës, ndërtim i cili kryhet nga shtetasi Enver Shaba(Shala). Në funksion të fazave të ndërtimit të këtij objekti është kryer një akt ekspertimi, nga i cili rezulton se ndërtimi i ri, pa leje të organeve kompetente ndodhet në ZK nr.8518, Durrës. Nga tabela fotografike e përpiluar më datë 27 tetor 2013 objekti ka qenë i ndërtuar me 4 kate + garazhe. Ndërsa me datë 28 prill 2014, është me 7 kate + garazhe. Më datë 13.05.2014 është këqyrur kartela e pasurisë nga ku rezulton se kjo pasuri është me sipërfaqe 839 m2 dhe sipas azhornimit që i është bërë me datë 28.11.2012 rezulton të jetë në pronësi të shtetit.
S’përmbushi detyrën
Ky ndërtim ka filluar të ndërtohet shumë kohë përpara se të konstatohej nga policia gjyqësore e cila menjëherë ka referuar faktin në Prokurori, ndërsa shtetasi Fiqiri Dema, me detyrë Kryeinspektor i INUV në Komunën Rashbull më mospërmbushje të rregullt të detyrës nuk ka përbushur detyrën e tij për bllokuar dhe më pas prishur objektin që më monetin kur ka filluar ndërtimi dhe jo në çastin e ndërhyrjes së policisë, i cili ka nisur disa procedura krej formale të procedurës aministrative, të cilat duhet të jenë plotësuar nga zyra, sepse në këto akte nuk ka asnjë gjurmë të kundërvajtësit apo personave që mund të ndodheshin në objekt.
Add new comment