Korçë, gjenden pas 3 ditësh 2 vajza të mitura, në një shtëpi të braktisur.

Postuar në 25 Maj, 2014 03:30

Dy vajza të mitura janë gjetur sot nga policia e Korçës, të cilat rezultonin të humbura prej 3 ditësh. Mësohet se dy vajzat me iniciale G.Xh. 13 vjeç dhe G.B. 14 vjeç nga fshati Vranisht janë gjetur në një banesë të braktisur po në fshatin Vranisht.

Nga hetimet paraprake, nuk dihet ende se pse dy vajzat e mitura kanë qëndruar të strehuara në banesën e braktisur ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Dy vajzat e mitura, ishin shoqe me njëra-tjetrën dhe rezultonin të humbura prej 3 ditësh, ndërsa familjarët kishin bërë denoncimin për zhdukjen e tyre. 
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.