Qosja: Rama ka kontribuar për Shqipërinë sa për 23 vjet bashkë.

Postuar në 25 Maj, 2014 06:32

Idetë për bashkimin e shqiptarëve në të gjitha trevat dhe fushat janë shumë premtuese për integrimin e të gjithë shqiptarëve në tërësi”. Kështu është shprehur nga Gjirokastra akademiku, Rexhep Qosja.

I pyetur mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, ai u shpreh se po shihen përpjekje për një evropianizim të përshpejtuar të Shqipërisë, me mendime e ide të reja, që ia kalojnë përpjekjeve 23-vjeçare.

Vizita e tij në Gjirokastër përkon me edicionin e pestë “Fest- Argjiro 2014”, një ngjarje e përvitshme, e cila organizohet dhe mbështetet nga Bashkia e Gjirokastrës.

Qosja e ka cilësuar Gjirokastrën si një qytet unik në botë, ndaj, tha ai, “duhet mbrojtur nga të gjithë, në mënyrë të veçantë nga shteti”.

Ndryshe, në mbledhjen e pestë të Kuvendit të Labërisë në Gjirokastër, Akademiku Rexhep Qosja është nderuar me “Emblemën e Argjendtë” të Gjirokastrës, ndërsa Alfred Moisu ka marrë titullin “Nderi i Qytetit” të Gjirokastrës.

Në Kuvend merrnin pjesë edhe deputetët e Partisë Socialiste të Qarkut të Gjirokastër. 
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.