Arkiv-Lajme të përditësuara
"Shqiponjat" arrestojnë të kërkuarin për grabitje me armë.
Efektivat e Repartit Special “Shqiponjat” kanë arrestuar një matjan 26-vjeçar të kërkuar për grabitje me armë dhe me dhunë. Eduart Karaj, është arrestuar nga autopatrullat në afërsi të Zogut të Zi, ndërsa gjatë arrestimit mësohet se nuk ka kryer rezistencë.
Korçë, sot gjyqi për të arratisurit nga "Drenova" nën masa të rrepta sigurie.
Mesditën e sotme, në gjykatën e rrethit të Korçës është zhvilluar gjyqi ndaj 7 të arratisurve nga burgu i Drenovës më 23 nëntor 2013 dhe 5 personave të tjerë që i ndihmuan ata. Në seancën gjyqësore që u zhvillua nën masa shumë të rrepta sigurie, u vendos shtyrja e saj për në datën 4 qershor për shkak të mungesës së tre prej të akuzuarve apo avokatëve të tyre.
Katër të arratisurit që u kapën në Shqipëri janë Artur Gora, Admir Tafili, Gëzim Guri dhe Fran Marashi; ata nuk ishin të pranishëm në seancë dhe u përfaqësuan vetëm nga avokatët.
Tiranë, banda e tritolit me ish ushtarakë, vodhën C4 nga depot
Eksplozivët e sekuestruar në rrugën “Sadik Petrela” dhe në banesën e Ilir Dhimos, dyshohet të jenë vjedhur nga depot ushtarake gjatë periudhës që katër të arrestuarit shërbenin në Forcat e Armatosura. Emild Taku, ka qenë efektiv i Batalionit të Transportit në repartin pranë Urës së Beshirit.
Ilir Dhimo, personit që iu sekuestruan vetëm C4 86 kilogramë në banesën pranë shkollës “Hasan Prishtina”, ka ushtruar funksionin e kapitenit në sektorin e e asgjesimit të municioneve të Ushtrisë, Atur Çelo ka qenë kapterr ndërsa Pëllumb Daci, major.
12 të larguar nga puna drejt grevës së urisë, çadër te Kryeministria
Një përfaqësi e të larguarve nga adminsitrata kërcënojnë të hyjnë në grevë urie, nëse qeveria nuk mundëson rikthimin e tyre në punë.
Rreth 12 persona të larguar nga puna kanë deklaruar se do të vendosin çadrën e urisë përpara ambjenteve të Kryeministrisë për të nisur grevën.
Kryetarja e Shoqatës për mbrojtjen e të shkarkuarve nga puna, Nertila Qafzezi deklaroi për mediat se greva mund të nisë nga dita e sotme.
Sarandë, kapen 7 klandestinë pranga 2 shoqëruesve shqiptarë
Policia e Sarandës ka ndaluar 7 klandestinë dhe ka arrestuar 2 persona për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.
Petrit Goxhaj dhe Arsen Hoxha janë kapur duke transportuar me automjetet tip “Alfa Romeo” me targa AA480GS dhe me automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa AA798 GJ, 7 klandestinë.
Këta të fundit mendohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme përmes kufirit të gjelbër në zonën e Gjirokastrës dhe se kishin si destinacion Malin e Zi e më tej vendet e Bashkimit Europian.
Vlorë, asgjesohen 450 rrënjë kanabis, u zbuluan në pyll
Efektivët e Komisariatit të policisë së Vlorës në kuadër të luftës kundër kultivimit të lendeve narkotike ka asgjësuar ditën e djeshme 450 rrënjë bimë narkotike kanabis. Lënda narkotike është gjetur në fshatin Dushkarak në vendin e quajtur Cerka, bima e kanabisit kishte arritur gjatësinë 60 – 80 cm.
Lënda narkotike ishte kultivuar në një zonë të pyllëzuar me pemë të larta, që vështirësonte identifikimin e kanabisit nga ajri. Pas asgjësimit të lëndës narkotike blutë e qytetit bregdetar kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve të kultivimit të kanabisit.
Sarandë, operacion antidrogë kapen dy çanta me 40 kg Kanabis
Policia zhvilloi një operacion antidrogë në aksin Sarandë-Delvinë, ku dhe sekuestroi një sasi prej 40 kg Kanabis Sativa të ndarë në dy çanta.
Droga transportohej nga një makinë tip ‘Mercedes Benz’. Sapo dy personat që ndodheshin në makinë konstatuan se po ndiqeshin nga policia, hodhën dy çantat e drogës dhe mundën të largoheshin duke përfituar nga terreni dhe nga errësira.
Policia është duke punuar për kapjen e dy transportuesve që ndodheshin në makinën tip ‘Benz’. Aksioni i policisë u zhvillua gjatë mesnatës për të luftuar trafikun e drogës nga Lazarati.
Berisha merr në mbrojtje gjyqtarët: Rama po i terrorizon për pasurinë.
Ish-Kryeministri Berisha ka mërrë nën mbrojtje të gjithë gjyqtarët e Shqipërisë, mbi të cilët sipas tij po ushtrohet terror stalinist nga Kryeministri Rama, duke ndërsyer mbi tat ë gjitha institucionet që t’u zbulojnë pasurinë.
Kulmin e këtij “terrori”, Berisha konsideron pezullimin e tre gjyqtarëve: Gjin Gjonit, Miranda Çekrezit dhe Klorinda Çelës, pasi kishin dhënë vendime kundër qeverisë.
Në mesazhin e tij në Fb, ish-kreu i Qeverisë dhe PD-së, shkruan:
Lezhë, tregtimi i produkteve shtazore jashtë standardeve.
Tregjet në qytetin e Lezhë nuk përmbushin standardet për tregtimin e produkteve me origjinë shtazore.
Konstatimi është prezantuar nga autoriteti kombëtar i ushqimit në Lezhë,fakt për të cilin u janë drejtuar me shkresë edhe institucionëve vendore, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Drejtori i AKU-së në Lezhë, Lek Prendi ka kërkuar më tepër bashkëpunim mes të gjitha institucioneve përgjegjëse për sigurinë ushqimore, sidomos gjatë kësaj periudhë kur temperaturat janë gjithnjë në rritje, kjo si mundësia e vetme për të garantuar konsumatorët.
PS,Baraj:Thirrjet e PD për protestë, pasqyrim i krizës që po kalon.
“Thirrjet e PD për protestë janë pasqyrim i krizës që ajo është duke kaluar.”- kështu i ka cilësuar deputeti i PS, Besnik Baraj thirrjet e PD për protesta.
Në një deklaratë për mediat Baraj ka ironizuar thirrjet e PD për protestën ditës së premte sipas tij me metodën “Shpif shpif se diçka do të ngelet. Shpifja dhe balta kanë qenë dhe mbetet motoja e tyre.”-tha ai duke shtuar “Ndërsa lufta kundër krimit dhe korrupsionit është dhe do të mbetet motoja e secilit prej nesh.”
"Thirrjet e PD për protestë janë pasqyrim i krizës që ajo është duke kaluar