Korçë, sot gjyqi për të arratisurit nga "Drenova" nën masa të rrepta sigurie.

Mesditën e sotme, në gjykatën e rrethit të Korçës është zhvilluar gjyqi ndaj 7 të arratisurve nga burgu i Drenovës më 23 nëntor 2013 dhe 5 personave të tjerë që i ndihmuan ata. Në seancën gjyqësore që u zhvillua nën masa shumë të rrepta sigurie, u vendos shtyrja e saj për në datën 4 qershor për shkak të mungesës së tre prej të akuzuarve apo avokatëve të tyre.
Katër të arratisurit që u kapën në Shqipëri janë Artur Gora, Admir Tafili, Gëzim Guri dhe Fran Marashi; ata nuk ishin të pranishëm në seancë dhe u përfaqësuan vetëm nga avokatët.
Tre të arratisurit e tjerë, që u kapën në Greqi: Gëzim Toma, Reiz Haxhiraj dhe Eduard Lulo, do të trajtohen në një seancë tjetër, pasi çështja e tyre është ndarë.
Përveç 7 të arratisurve nga burgu i Drenovës, janë edhe 5 persona të tjerë nën gjykim si bashkëpunëtorë të tyre në arratisje apo fshehje. Ata janë: Olsian Maçi, Albi Mcimi, Ervis Lami, Alfred Qefalia e Bledjan Deda.
Me kërkesë të prokurorit të çështjes, Julian Kriston, seanca e sotme u shty për në datën 4 qershor pasi një prej të arratisurve, Artur Gora nuk është njoftuar për gjyqin. Përveç kësaj, mungonte edhe njeri prej bashkëpunëtorëve të akuzuar si dhe njeri prej avokatëve.
Add new comment