Arkiv-Lajme të përditësuara
Anulohen operacionet në Spitalin e Shkodrës, pa ujë prej 2 ditësh.
Një situatë e rëndë paraqitet në Spitalin e Shkodrës ku bluzat e bardha janë detyruar të anulojnë operacionet. Kjo zgjidhje emergjent vjen si pasojë e mungesës së ujit prej dy ditësh në këtë spital.
Duke marrë parasysh nevojën dhe urgjencat që mund të ketë spitali për zhvillimin e operacioneve, mjekët i bëjnë apel drejtuesve të bashkisë së qytetit që t’i japin zgjidhje këtij problem që prek drjtëpërdrejtë shëndetin e qytetarëve.
Administrata, 146 punonjës me kontratë të përkohshme shtesë.
Pikërisht në ditën kur dhjetë ish-punonjës të administratës të pushuar nga puna kanë vendosur të bëjnë grevë urie afër Qendër Ndërkombëtare të Kulturës “Pjetër Arbnori” apo siç quhet ndryshe “Piramida” qeveria miraton një shtesë për punonjës të përkohshëm në aministratën shtetërore shqiptare.
Policitë private, përcaktohen rregullat që duhen për licencimin.
Licencimi i policive private të njohura si SHPSF, ka ndryshuar ndërsa qeveria ka miruatuar edhe kriteret e reja për këtë qëllim. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë ka miruatuar projekt-ligjin “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”. Sipas vendimit, objekti i këtyre shërbimeve është sigurimi fizik i objekteve shtetërore dhe private, i personave, si dhe i veprimtarive social-kulturore sportive, fetare e politike si dhe sigurimi dhe shoqërimi i vlerave monetare, materiale dhe i sendeve të çmuara gjatë transportit.
Dëshmia e ushtarakëve të kapur me C4:Tritolin e shisnim për guroret.
- Katër të arrestuarit për mbajtje dhe tregtim të eksplozivëve plastik, kundërshtojnë akuzat e tregtimit për mina me telekomandë. Ata pretendojnë se eksplozivin e përdornin për t’ia shitur pronarëve të guroreve në vend. I dyshuari Ilir Dhimo njëherazi ushtarak xhenier i Forcave të Armatosura ka pranuar të rrëfej për sasin e lëndëve eksplozive të gjetur në shtëpinë e tij. Ai ka thënë se eksplozivin plastik e siguronin në repartet ushtarake dhe më pas i shisnin me çmime të ndryshme tregtarëve të gurorëve.
Mbesa e Berishës merr pjesë në grevën e urisë.
Në grevën e urisë të nisur sot nga të larguarit nga puna krah Kryeministrisë, krahas deputetëve të Partisë Demokratike, iu është bashkuar edhe mbesa e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Dasara Malltezi.
E bija e Argita Berishës, është parë në ambientet ku po zhvillohet greva e urisë, ku ka qëndruar për më shumë se një orë së bashku me të rinjtë e PD.
Siç duket, Dasara Malltezi i është përgjigjur më së miri thirrjes së gjyshit të saj në Facebook, i cili ka kërkuar “urgjentisht” të gjithë në grevën e urisë.
Itali, kapen 1450 kg drogë, vinte nga Shqipëria, në pranga 3 italianë.
Policia e italiane ka sekuestruar sot në Katania 1450 kg kanabis, që vinte nga Shqipëria, ndërsa ka vënë në pranga 3 shtetas italianë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, të cilat bëjnë me dije se lënda narkotike ishte e fshehur në serbatorin e një peshkarexhe.
Në pranga të policisë kanë përfunduar shtetasit italianë, Joseph Costanzo 51 vjeç , Sebastian Costanzo 52 vjeç , dhe Sandro Mirabella 45 vjet. Sipas mediave italiane, kapja e trafikantëve është bërë pas informacioneve të marra në rrugë operative lidhur me sasinë e drogës së fshehur.
Vlorë, ura e manastirit të Zvërnecit drejt rrënimit, mungojnë investimet
Mungesa e kujdesit dhe investimeve ka bërë që ura që të çon në manastirin e Zvërrnecit në Vlorë të shkojë drejt rrënimit. Uji i kripur ka shkaktuar kalbjen e drurëve dhe amortizimin e këtij objekti, ndërsa që kur është ndërtuar kjo urë në vitet 1990, nuk ka njohur gjuhën e investimeve, duke u kthyer në një rrezik për këdo që kalon mbi të.
Uji i kripur ka shkaktuar kalbjen e drurëve dhe amortizimin e këtij objekti, ndërsa që kur është ndërtuar kjo urë nuk ka njohur gjuhën e investimeve, duke u kthyer në një rrezik për kalimtarët.
Durrës, plagosje me thikë në shëtitore
Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në shëtitoren “Taulantia” të Durrësit, në prani të dhjetra kalimtarëve, që i ka pushtuar paniku.
Televizioni "A1Report!" disponon pamjet ekskluzive të ngjarjes, ku bie në sy indiferenca e qytetarëve. Në fotot më poshtë është pikërisht personi i goditur me thikë në qafë dhe i transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
“Gërdeci”, Tartari i dënuar me 1 vit burg fiton azilin politik në Francë.
Gjashtë vite pas tragjedisë së Gërdecit ku humbën jetën 26 persona dhe mbetën të plagosur qindra të tjerë, shkon në dy numri i personave që fitojnë azil politik nga të dënuarit për shpërthimin e 15 marsit 2008 në punishten e demontimit të armëve. Ish-drejtori i planifikimit të buxhetiti Armand Tartari në Ministrinë e Mbrojties në kohën kur drejtohej nga ministri Fatmir Mediu, ka fituar azil politik në Francë.
Tartari, i dënuar me 1 vit burgim, u arratis nga Shqipëria dhe prej një viti qëndron në një kamp refugjatësh në Francë, ku dhe ka fituar azilin politik.
MB: Lajmi për 782 kg drogë në Itali i pavërtetë, u trafikua në vitin 2011.
Ministria e Brendshme ka reaguar lidhur me lajmin e dhënë në media të kapjes së 782 kg marijuanë në Firence të Italisë, ku shprehet se sipas Ministrisë lajmi është i pavërtetë dhe se droga është kapur në vitin 2011.
Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria saktëson se në bazë të konfirmimit edhe nga ana e Drejtorisë Qendrore të Shërbimeve të Antidrogës në Itali sekuestrimi i 782 kg marijuanë ka ndodhur në datat 1 dhe 3 korrik të vitit 2011.