Itali, kapen 1450 kg drogë, vinte nga Shqipëria, në pranga 3 italianë.

Policia e italiane ka sekuestruar sot në Katania 1450 kg kanabis, që vinte nga Shqipëria, ndërsa ka vënë në pranga 3 shtetas italianë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, të cilat bëjnë me dije se lënda narkotike ishte e fshehur në serbatorin e një peshkarexhe.
Në pranga të policisë kanë përfunduar shtetasit italianë, Joseph Costanzo 51 vjeç , Sebastian Costanzo 52 vjeç , dhe Sandro Mirabella 45 vjet. Sipas mediave italiane, kapja e trafikantëve është bërë pas informacioneve të marra në rrugë operative lidhur me sasinë e drogës së fshehur.
Ndërkaq nëse droga do të kishte përfunduar në treg, mësohet se vlera e saj do të ishte rreth 6 milionë euro. Sa i përket sasisë së sekuestruar, kjo është sasia më e madhe e kanabisit e kapur ndonjëherë në zonën e Katanias.
Ndërkaq vijojnë hetimet për zbulimin e plotë të lidhjes së trafikut të drogës e cila vinte nga Shqipëria
Add new comment