MB: Lajmi për 782 kg drogë në Itali i pavërtetë, u trafikua në vitin 2011.

Postuar në 21 Maj, 2014 11:47

Ministria e Brendshme ka reaguar lidhur me lajmin e dhënë në media të kapjes së 782 kg marijuanë në Firence të Italisë, ku shprehet se sipas Ministrisë lajmi është i pavërtetë dhe se droga është kapur në vitin 2011.
 
Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria saktëson se në bazë të konfirmimit edhe nga ana e Drejtorisë Qendrore të Shërbimeve të Antidrogës në Itali sekuestrimi i 782 kg marijuanë ka ndodhur në datat 1 dhe 3 korrik të vitit 2011.
 
Në njoftim thuhet se arrestimi i 7 trafikantëve shqiptarë është kryer ditën e djeshme, por nga hetimet paraprake ka rezultuar sipas Ministrisë se lënda narkotike është trafikuar në vitin 2011.
 
Më poshtë reagimi i plotë i Ministrisë së Punëve të Brendshme:
 
Lidhur me lajmin e raportuar në media, për sekuestrimin e një sasie prej 782 kg marijuanë në Itali ditët e fundit, Drejtoria e Përgjithshme e Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Policinë e Shtetit, informon se nuk ka asnjë të vërtetë në të. 

Drejtoria Qendrore e Shërbimeve të Antidrogës në Itali konfirmon se sekuestrimi i lëndës narkotike prej 782 kg, është kryer në datat 1 dhe 3 korrik 2011. 

Autoritetet e Guardia di Finanza të Firences, kryen në datë 20 Maj 2014 arrestimin e 7 shtetasve shqiptarë në Romë, Chiavari (Genova), Fano (Pesaro), Fermo e Ascoli Piceno, për trafikimin e kësaj sasie të konsiderueshme të lëndëve narkotike. 

Nga hetimet e kryera rezulton që droga e përmendur ta ketë prejardhjen nga Shqipëria, por e trafikuar në vitin 2011.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.