Kapet pronari i firmës së trailerave me 5 kg marijuanë dhe 1 automatik.

Postuar në 25 Maj, 2014 09:41

 Pas informacioneve në rrugë operartive, policia e Tiranës ka bërë të mundur sekuestrimin e 5 kg kanabis sativa dhe një arme automatik, në një nga trailerat e firmës “Kapurani Trans” me qendër në Sukth.

Në pranga të policisë ka rënë deri në këto momente dy persona, mes të cilëve edhe pronari i firmës Foto Kapurani. Sipas policisë sekuestrimi i lëndës narkotike dhe automatikut është bërë gjatë kontrollit në parkingun e “Kapurani Trans” në autostradë në zonën e Sukthit.

Nga informacionet e mbledhura në rrugë operative dhe nga hetimet paraprake, po hetohet edhe më tej pasi dyshohet se kjo kompani, duke e fshehur sasinë e lëndës narkotike në trailera, kryente transportimin e drogës drejt Gjermanisë dhe Italisë. 

Aktualisht po kryhen hetime dhe kontrolle në banesat e personave të ndaluar, ndërsa trailerat si dhe parkingu është vënë nën kontrollin e uniformave blu.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.