Korçë, breshëri automatiku ndaj një lokali në Pojan, nuk ka të lënduar

Postuar në 22 Maj, 2014 16:44

Një 25-vjeçar që qëlluar me breshëri automatiku në një lokal ku ndodheshin shumë persona. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pojan të Korçës. Ilir Gega është autori i ngjarjes i identifikuar nga policia, i cili është shpallur në kërkim. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka të lënduar, ndërsa mësohet se shënjestra e sulmit ishte një person, me të cilin autori kishte konflikt.
 
Si pasojë e goditjeve janë shkaktuar dëme materiale në lokal dhe është dëmtuar edhe një makinë.
 
Ndërkaq, policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes, dhe kapjen e autorit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.