Basha takon Danielsson, “Duam ​integrim,jo kthim në oaz droge”

Postuar në 22 Maj, 2014 10:19

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Zgjerimit në Komisionin Europian, Christian Danielsson i cili ndodhet në Tiranë për të përgatitur raportin e vlerësimit të Komisionit për statusin e vendit kandidat për t’ia paraqitur Këshillit në muajin Qershor.

Gjatë Takimit Basha i ka shprehur atij se PD vendosmërinë e PD për të vijuar mbështetjen e pakufizuar në Parlament dhe më gjerë për marrjen e statusit të merituar prej kohësh.
Statusi,sipas Bashës, është i vonuar për më shumë se 2 vjet nga bllokimi i opozitës së djeshme dhe mazhorancës së sotme.
 
Gjatë takimit Basha ka ngritur edhe disa problematika të cilat shqetësojnë opozitën,sipas së cilës situatën e rëndë të krijuar në vend nga qeveria dhe mazhoranca Rama-Meta me qëndrimet e tyre në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe shtetin e së drejtës si dhe me mungesën e plotë të përgjegjshmërisë, ç’ka po e kthen vendin në një oaz të krimit e narkotrafikut ndërkombëtar.

Basha ka informuar edhe për uzurpimin, sipas tij, të institucioneve të pavarura si ILDKP dhe AMA nga ana e mazhorancës.
Si akte të tjera të rënda të mazhorancës, kreu i PD, Basha ka veçuar edhe amnistimin nga mazhoranca Rama-Meta të krimit elektoral në Korçë, largimet nga policia dhe zëvendësimin e tyre me militantë, mohimin e të drejtës kushtetuese të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore.
 
Basha ngriti gjithashtu indinjatën për faktin që në kohën kur raportohen shifra alarmante të shumëfishimit të trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria, “qeveria dhe Kryeministri jo vetëm nuk merr në mbrojtje qytetarët e ndërgjegjshëm që dëshmojnë aferat kriminale por vijon të fshehë realitetin, të akuzojnë opozitën për vendosjen e gishtit në plagë e për më tepër, ngrin komisione hetimore kundër lajmëtarit të së keqes dhe jo kundër vetë së keqes.”-ka thënë Basha.

Drejtori Danielsson ka theksuar se të gjitha shqetësimet e opozitës për situatën në vend po merren seriozisht në konsideratë.
Danielsson i ka shprehur Bashës vlerësimin dhe mirënjohjen e KE për mbështetjen që PD po i dëshmon procesit të integrimit dhe marrjes së statusit duke theksuar se një vendim pozitiv do të ishte pa asnjë ekuivok vlerësim i punës dhe arritjeve të rëndësishme që kanë ndodhur në Shqipëri edhe gjatë 8 viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.