Shkodër, u përplas me një makinë ndërron jetë pas 5 ditësh i plagosuri.

Pas 5 ditësh nga aksidenti i ndodhur pranë qendrës së Shkodrës ku u përfshi sekretarja e prefekturës së Qarkut Shkodër Feleke Kasemi, ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës 55- vjeçari Lulash Kola, i cili u përplas më automjetin e Kasemit.
Sipas bluzave të bardha, 55-vjeçari ka patur hemorragji të konsiderueshme dhe për pasojë e ka patur të pamundur të jetojë në pavijonin e reanimacionit në spitalin rajonal, ku qëndronte prej 5 ditësh.
Automjeti tip “Golf” me targa AA 399 IH që drejtohej nga Kasemi është përplasur me motoçikletën që drejtohej nga 55-vjeçari Lulash Kola tek ish-kryqëzimi i degës pranë qendrës së metropolit verior
Add new comment