Anulohen operacionet në Spitalin e Shkodrës, pa ujë prej 2 ditësh.

Postuar në 22 Maj, 2014 06:33

Një situatë e rëndë paraqitet në Spitalin e Shkodrës ku bluzat e bardha janë detyruar të anulojnë operacionet. Kjo zgjidhje emergjent vjen si pasojë e mungesës së ujit prej dy ditësh në këtë spital.
 
Duke marrë parasysh nevojën dhe urgjencat që mund të ketë spitali për zhvillimin e operacioneve, mjekët i bëjnë apel drejtuesve të bashkisë së qytetit që t’i japin zgjidhje këtij problem që prek drjtëpërdrejtë shëndetin e qytetarëve.
 
Mungesa e ujit prej dyditësh në spitalin e Shkodrës mësohet se është për shkak të një defekti në Ujësjellësin e Qytetit. Bluzat e bardha kërkojnë ndërhyrje nga pushteti vendos për riparimin e defektit dhe kthimin në normalitet të situatës në spital. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.