Reforma Territoriale,Çuçi: Kriteri për minoritetin,përjashtues.

Ministri Çuçi ka raportuar sërish sot në Komisionin e Reformës Administrative-Territoriale. Diskutimet në mbledhjen e sotme kanë qenë për bashkimin e zonave minoritare.
“Kriteri për minoritetin është përjashtues nga rregulli, megjithatë nuk e kënaq zonën funksionale.”tha Çuçi duke shtuar se “Është e vërtetë që duke mos qenë si zonat e tjera funksionale, ato do të kenë mangësitë e tyre, kjo është marrë parasysh në momentin që është vendosur si kriter.”
“Shteti, qeveria e detyruar të garantojë nivelin minimal të shërbimit, nëse këto komuna nuk do të arrijnë të ofrojnë shërbim, minimumi i tyre është i garantuar”.-tha ministri i Shtetit për Çështjet Vendore
Add new comment