Arkiv-Lajme të përditësuara

Shkup, persona të maskuar rrahin barbarisht 15 nxënës shqiptarë

Postuar në 08 Mars, 2012 04:33

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, ku mësohet se 15 nxënës shqiptarë janë rrahur barbarisht. 

Ngjarja ndodhi në autobusin që transportonte nxënësit e fshatit Çiflik, ku në automjet kanë hyrë 20 persona të maskuar. 

Agjencitë maqedonase të lajmeve bëjnë me dije se 3 prej 15 nxënëseve ndodhen në gjendje të rëndë në spital. 
Ende nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë për ngjarjen e rëndë. 

Bulqizë, i ftohti përfshin sërish zonën

Postuar në 08 Mars, 2012 04:29

Gjatë 24 orëve të fundit në rrethin e Bulqizës ulja e temperaturave deri në minus 10 gradë është shoqëruar me reshje dëbore në të gjithë rrethin. 

Veshtiresi ka patur në zonat malore 700 metra mbi nivelin e detit, reshjet kanë qenë më të medha ku ka sjellë probleme dhe në shumë fshatra të komunave si ajo e Ostrenit, Klenjës,Trebishtit dhe Martaneshit, gjithashtu probleme ka pasur dhe në akset kryesore si Bulqizë-Peshkopi, Bulqize-Klos për shkak të akullit në disa segmente.

Ndryshimet në status, invalidët nesër protestë para parlamentit

Postuar në 07 Mars, 2012 10:22

Personat e verbër, tetra dhe paraplegjikët si dhe ivalidët e punës, do të protestojnë nesër përpara parlamentit. Për më shumë se një orë, ata do tju kërkojnë deputetëve që të mos votojnë ndryshimet që i janë bërë ligjit për të drejtat e tyre. Ndërkohë që ata paralajmërojnë se do të ndërmarrin edhe veprime të tjera, nëse nuk do tju jepet një zgjidhje.

Sot në të gjithë vendin numërohen rreth 10000 të verbër, ndërkohë që këtij numri i shtohen dhe disa mijëra persona tetra dhe paraplegjikë si dhe invalidë të punës. 

Rusi, zgjedhjet “gjerësisht të manipuluara”

Postuar në 07 Mars, 2012 10:18

Një grup monitorues në Rusi e shpalli si “gjerësisht të falsifikuar” rezultatin e zgjedhjeve që rikthyen Vladimir Putin për herë të tretë në krye të shtetit. 

Sipas “Ligës së Votuesve”, një organizatë e pavarur qytetare, rezultati zyrtar i zgjedhjeve është një “ofendim për shoqërinë civile”.

Sipas Ligës, fitorja e Putin llogaritet në pak më shumë se 50%, rreth 53%, por jo 63,6% siç është njohur nga Moska zyrtare. Një zëdhënës i qeverisë u kundërpërgjigj se Liga nuk kishte në dorë të dhëna të mjaftueshme për të dhënë një gjykim të saktë.

Vendet e BE shitën në Greqi armë 1 mld euro në mes të krizës

Postuar në 07 Mars, 2012 10:16

Në të dhënat e publikuara sot nga Këshilli Evropian në portalin e tij EUobserver.com, thuhet se shtetet anëtare të BE-së kanë shitur në Greqi sisteme të mbrojtjes, me vlerë më shumë se 1 miliard euro, gjatë negociatave për miratimin e paketës së parë të ndihmës për këtë vend, në vitin 2010. 

Në publikimin e titulluar "Shifrat e shitjes së armëve nga vendet e BE-së në Greqi në mes të krizës ekonomike" vërehet se vendi me shitjet më të mëdha në Greqi, ishte Franca, e cila ka një marrëveshje të shitjes së avionëve, me vlerë 794 milionë euro. 

Vendet e BE shitën në Greqi armë 1 mld euro në mes të krizës

Postuar në 07 Mars, 2012 10:16

Në të dhënat e publikuara sot nga Këshilli Evropian në portalin e tij EUobserver.com, thuhet se shtetet anëtare të BE-së kanë shitur në Greqi sisteme të mbrojtjes, me vlerë më shumë se 1 miliard euro, gjatë negociatave për miratimin e paketës së parë të ndihmës për këtë vend, në vitin 2010. 

Në publikimin e titulluar "Shifrat e shitjes së armëve nga vendet e BE-së në Greqi në mes të krizës ekonomike" vërehet se vendi me shitjet më të mëdha në Greqi, ishte Franca, e cila ka një marrëveshje të shitjes së avionëve, me vlerë 794 milionë euro. 

Revista britanike “Spectator” reklamë tallëse për Greqinë

Postuar në 07 Mars, 2012 06:50

 Fushata reklamuese tallëse për Greqinë në internet që po zhvillon revista britanike “Spectator”, ka shkaktuar zhurmë të madhe. 

Bëhet fjalë për një reklamë tepër provokative në revistën britanike, e cila ka shkaktuar një mori reagimesh në rrjetet sociale. 

E gjithë Gjermania dhe Anglia janë mbushur me postera që mbajnë mbishkrimin: "Pjesa më e madhe e gjermanëve kanë një banesë të tyre në zotërim. Emri i kësaj banese është Greqia". 

Të tillë postera kanë mbushur gjithë trenat në Angli dhe lidhur me këtë mendimet e njerëzve janë të ndryshme. 

Cërriku, qyteti i të papunëve

Postuar në 07 Mars, 2012 06:47

40 për qind e banorëve të qytetit të Cërrikut jane të papunë. Në këtë qytet, një nga më të varfërit në vend banoret nga 14 mije persona dhe mbyllja e ish-ndermarrjeve te ndertuara para viteve 90 ka bere qe shumica e popullsise se afte per pune te mbetet rrugeve dhe te jetoje vetem me ndihmen sociale. 

Ndihma eshte 2 mijë lekë në muaj dhe shërben për asgjë përballe nevojave që ata kanë për mbijetesë. Madje muajt e fundit ata e kanë marrë të cunguar ndihmën ekonomike, në masën 73%, si pasojë e mungesës së fondeve. 

Nisin dezertimet në Siri, gjenerali përkrah protestuesve

Postuar në 07 Mars, 2012 01:59

Një oficer i lartë i Ushtrisë Siriane njoftoi për dezertimin e tij përmes një video të postuar në You Tube, duke deklaruar se do bashkohej me forcat kryengritësve, pasi nuk ishte dakord me bombardimin e qytetit të tij të lindjes nga trupat e presidentit Bashar Al Assad. Adnan Qassem Farzat tha se ishte ndjerë i detyruar të dezertonte për shkak se bombardimi i intensifikuar mbi zonat kryengritësve nuk është një vlerë e ushtrisë Siriane. Farzat është i dyti gjeneral brigade, posti më i lartë i oficerëve dhe i gjashti në hierarki, që braktis Al Assad.

SHBA, Romney fiton në Ohio

Postuar në 07 Mars, 2012 01:58

Mitt Romney ka fituar zgjedhjet primare për kandidatin republikan që janë zhvilluar në atë që u quajt e Marta e Madhe në disa shtete, mes të cilave edhe Ohio. 

Ashtu siç pritej, Romney ka fituar edhe në Massachusets, Idaho, Vermont dhe Virginia. 

Në Ohio, Romney mori 38% të votave, duke lënë pas Santorum me 37%, Gringrich 15% dhe Paul me 9%.

Rick Santorum fitoi në tre shtete, Newt Gringrich mori më shumë vota në vendlindjen e tij, Georgia, ndërsa Ron Paul në Alaska.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara