Cërriku, qyteti i të papunëve

Postuar në 07 Mars, 2012 06:47

40 për qind e banorëve të qytetit të Cërrikut jane të papunë. Në këtë qytet, një nga më të varfërit në vend banoret nga 14 mije persona dhe mbyllja e ish-ndermarrjeve te ndertuara para viteve 90 ka bere qe shumica e popullsise se afte per pune te mbetet rrugeve dhe te jetoje vetem me ndihmen sociale. 

Ndihma eshte 2 mijë lekë në muaj dhe shërben për asgjë përballe nevojave që ata kanë për mbijetesë. Madje muajt e fundit ata e kanë marrë të cunguar ndihmën ekonomike, në masën 73%, si pasojë e mungesës së fondeve. 

Sipas burimeve në Bashkinë e Cerrikut kërkesat për t'u future në skemën e ndihmës ekonomike shkon deri në 500 aplikime në muaj, shifër kjo tepër e lartë.

Nga ana tjetër shitësit e dyqaneve kanë ndaluar dhëninen e ushqimeve me listë, pasi në shumë raste ata kanë dalë të humbur nga ky fenomen.

I gjithë Cerriku i është nënshtruar varfërisë dhe papunësisë. Qytetarët ende nuk dinë të thonë se si mund të dalin nga kjo situatë.

 

 

 

 

top-channel.tv 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.