Vendet e BE shitën në Greqi armë 1 mld euro në mes të krizës

Në të dhënat e publikuara sot nga Këshilli Evropian në portalin e tij EUobserver.com, thuhet se shtetet anëtare të BE-së kanë shitur në Greqi sisteme të mbrojtjes, me vlerë më shumë se 1 miliard euro, gjatë negociatave për miratimin e paketës së parë të ndihmës për këtë vend, në vitin 2010.
Në publikimin e titulluar "Shifrat e shitjes së armëve nga vendet e BE-së në Greqi në mes të krizës ekonomike" vërehet se vendi me shitjet më të mëdha në Greqi, ishte Franca, e cila ka një marrëveshje të shitjes së avionëve, me vlerë 794 milionë euro.
Aty thuhet gjithashtu se Holanda dhe Gjermania, kanë shitur pajisje ushtarake me vlerë 90 milionë euro, po ashtu edhe Spanja me vlerë 33 milionë euro.
Shkrimi gjithashtu i referohet një deklarate nga ish ministri i Mbrojtjes, Panos Beglitis i cili ka thënë për Reuters në vitin 2010, se “partnerët e Greqisë nuk kishin bërë asnjë presion ndaj Athinës për të blerë armë në këmbim të miratimit të paketës shpëtimtare”.
Artikulli vëren se pavarësisht nga fakti se Greqia bërë shkurtime të mëdha për të ruajtur burimet dhe për të qënë në gjendje të trajtojë krizën, mbetet një nga vendet me buxhetin më të madh për të blerë armë, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara që ka me Turqinë.
Ballkanweb.com
Add new comment