Arkiv-Lajme të përditësuara
Bllokohet transferimi, paratë e shqiptarëve jo më në Greqi
Paratë e shqiptarëve të depozituara në bankat greke nuk do të përfundojë në Greqi. Bankat greke nuk do të kalojnë më fitimin e tyre pranë bankave të origjinës. Ligji i ri për bankat u ndalon atyre të transferojnë pasuri në bankat e tyre mëmë. Adrian Civici, ekspert i ekonomisë, tregon për "Albanian Screen", efektet e këtij vendimi në sistemin bankar shqiptar.
Serbët sërish në veri, s’pranojnë institucionet e Kosovës
Grupe serbësh kanë bllokuar sërish misionin europian EULEX në veri të Kosovës. Sic raporton e përditshmja Koha Ditore, automjetet e EULEX-it janë penguar nga serbët për të shkuar në vendkalimin kufitar Jarinjë dje në mbrëmje pranë Komunës se Zveçanit. Automjetet e EULEX-it pas një qëndrimi të shkurtër janë kthyer prapa dhe nën përcjelljen e policisë së Kosovës kanë shkuar për në drejtim të Zubin Potokut.
Kriza globale godet të rinjtë
Kriza ekonomike që mbërtheu botën që nga viti 2008 ka goditur më fort të rinjtë.
Të dhënat e fundit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës tregojnë se gjatë vitit 2011 numëroheshin rreth 75 milionë të rinj të papunë që i përkasin moshës 15 deri në 24 vjeç. Ekspertët kanë treguar se mbi bazën e kërkesave të tregut të punës në nivel ndërkombëtar të rinjtë rrezikojnë të kenë tre herë më pak shanse për tu punësuar në kompani të ndryshme në krahasim me të rriturit.
11 mars, një vit pas tërmetit që tronditi Japoninë
Tërmeti dhe cunami rrezikuan të zhysnin Japoninë në recesion dhe rimëkëmbja ekonomike u bë e vështirë nga ndërprerja e energjisë si pasojë e krizës bërthamore që shkaktoi një pasiguri të madhe.
Katastrofa e 11 marsit shkatërroi verilindjen e vendit dhe dëmet për ekonominë e tretë në botë arritën në qindra miliardë dollarë.
Katër prefekturat më të prekura përbënin rreth gjashtë deri në shtatë për qind të aktivitetit ekonomik të arkipelagut, sipas vlerësimeve të ''Barclays Capital''. Për prodhimin industrial, dëmet ishin të dukshme.
Greqi, rritet papunësia
Të dhënat më dramatike në tre dekadat e fundit ka publikuar për papunësine në Greqi Instituti Kombëtar i Statistikave.
Numri i të papunëve ka arritur në 21% në dhjetorin e 2011. Janë gjithsej 1.033.000 persona, ose e thënë ndryshe aq sa popullsia e qytetit të Selanikut, pa rrethinat e tij.
“Këto përqindje tashmë janë rrënqethëse. Gjendja ka ikur nga kontrolli. Le të urojmë të shkojnë gjërat më mirë se përndryshe do të ketë shpërthim social”, shprehet një tregtar.
Për herë të parë në Greqinë e 11 milionë banorëve, numri i atyre
Pushimet verore deri në 6 javë, Zvicra në referendum
Në Zvicër zhvillohet sot referendumi për një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me rritjen e kohës së pushimit nga 4 në 6 javë. Konsultimi më i rëndësishëm është ai i pushimeve të kërkuara nga sindikatat, por nga sondazhet mund të mos marr vota pro, për një frikë të ngadalësimi të ekonomisë.
Vetëm në Gjenevë votohet për të vendosur gjoba deri në 80 mijë euro për ata që kryejnë tubime pa autorizim, ndërsa në Zyrih, për të krijuar një zonë të lejueshme për makinat për ushtrimin e prositucionit
Albanian Screen
Gjuha shqipe, në shkollat italiane
Gjuha shqipe do të jetë një ndër gjuhët që do të mësohet në shkollat italiane. Qeveria italiane këtë vendim e ka marrë në datën 9 mars, duke u bazuar në ratifikimin e Kartës Europiane të Gjuhëve të Rajoneve ose Minoriteteve, ku bën pjesë edhe gjuha jonë.
Sllovaki, të majtët fitojnë zgjedhjet
Partia social-demokrate në opozitë fitoi zgjedhjet e përgjithshme në Sllovaki, duke grumbulluar 84 nga 150 vendet në Parlament.
Sondazhet e mëparshme kishin paralajmëruar se të djathtët në pushtet nuk do të ishin më në gjendje të ruanin shumicën. Kryeministri i ri, Robert Fico, ka premtuar që të vazhdojë me politikën e reduktimit të defiçitit buxhetor si dhe synon të aplikojë një sistem tatimi të ndryshëm për çdo klasë, me të pasurit që do të paguajnë më shumë përqindje të të ardhurave të tyre se sa të varfërit.
Muzeu i armëve në Gjirokastër në rrezik, mungojnë investimet
Mungesa e investimeve në muzeun e armëve në Gjirokastër rrezikon seriozisht iventarin e tij. Lagështira është e pashmangshme dhe përvec mureve që kanë filluar të bien vende vende, dëmton cdo ditë armët e ekspozuara. Numri i vizitorëve është i lartë edhe për shkak të vendndodhjes së muzeut brenda mureve të kalasë por ajo cka ofrohet brenda tij ka nevojë për rikonceptim. Po ashtu prej vitesh nga stafi që shërben dhe mirëmban muzeun problem përbën mungesa e stendave për reklamimin e mjaft trofeve të iventarit të tij të pasur.
Bien shitjet, tregu i banesave në ngërç
Tregu i banesave ka shënuar rënie, pasi qytetarët kanë ulur kërkesën për apratamente të reja. Shitja e tyre ka pësuar një rënie me 10 deri në 20 për qind për vitin 2011 dhe fillimin e vitit 2012. Ilir Hebovija, nëndrejtor i Shoqatës së Ndërtuesve tregon për 'Albanian Screen' arsyet se përse tregu i banesave është në ngërç.