Arkiv-Lajme të përditësuara
Një nënë në kërkim të drejtësisë
Zamira Durda është një nga familjarët që humbën të afërmit në tragjedinë e Gërdecit. Ajo ka humbur djalin e saj 7-vjeçar, dhimbja për të cilin e shndërruan në heroinën e përpjekjeve për të kërkuar drejtësinë e vërtetë.
Ajo ka drejtuar për katër vjet me radhë protestat për moszvarritjen e hetimeve dhe gjykimit, ndërsa ditën e vendimit të gjykatës, u rebelua në sallën e gjyqit.
Pronarët kundër: Ligji i ri ul çmimin e kompensimit
Pronarët shprehen kundër vendimit të qeverisë për të ndryshuar formulën e llogaritjes së çmimit të pronave që kompensohen. Reshit Vorpsi i "Pronësi dhe drejtësi", e sheh këtë levizje si tentativë për të reduktuar faturën financiare të kompensimit, duke ulur dhe më çmimet për metër katror.
“Fitch”, vlerësim maksimal për Britaninë
Agjencia e kreditimit “Fitch” e ka vlerësuar Mbretërinë e Bashkuar në nivelin AAA, duke barazuar vlerësimin e saj me atë të agjencisë tjetër “Moody’s”.
“Fitch” deklaroi se mund ta zhvlerësojë Britaninë e Madhe në vitet e ardhshme, nëse qeveria nuk i përmbahet nivelit të borxhit publik.
Paralajmërimi vjen pasi kancelari George Osborne i bëri ndryshimet e fundit buxhetit të këtij viti, detajet e të cilit do të publikohen javën e ardhshme. Norma e kreditimit në teori përcakton kostot e huave të një vendi.
Orikum, protestë e banorëve për pronat
Dhjetëra banorë të Orikumit protestuan përpara godinës së bashkisë së Orikumit sërish për çështjen e pronave. Banoret, ish-punonjes te ndermarjes bujqesore kane kerkuar nga kryetari i ri i kesaj basahkie njohjen e pronave te tyre te cilet i kane perfituar nga ligji 7501. Kryetari i bashkise se Orikumit Gezim Capo i ka pritur dhe ka diskutuar me ta.
Banoret kane shprehur shqetesimin duke thene se nuk do te lejojme asnje ndertues qe te ndertoje ne kete toke qe ata pretendojne.
Afganistan, protesta kundër vrasjes së civilëve
Rreth 1000 afganë kanë protestuar kundër vrasjes së 16 civilëve vendës nga një ushtar amerikan pak ditë më parë. Protesta u zhvillua në qytetin Kalat të provincës Zabul, aty ku ndodhi ngjarja. Ushtari përgjegjës u largua një ditë më parë jashtë Afganistanit dhe do të gjykohet nga gjykata ushtarake në SHBA.
Protesta në Kalat u zhvillua ndërsa sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, bëri një vizitë të papritur në Afganistan, ku diskutoi me zyrtarët lokalë mbi vrasjet e kryera nga ushtari, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik.
Albanian Screen
Ndotja e përrenjve, asnjë masë për pastrimin
Të gjithë përrenjtë brenda qytetit të Gjirokastrës janë të bllokuar nga qindra tonelata plehra që janë hedhur pa kriter prej banorëve të lagjeve të sipërme të paktën gjatë 10 viteve të fundit.
Sipas specialistëve të mjedisit në të paktën 3 përrenj të rrethuar nga banesa në Gjirokastër derdhen rreth 3 ton plehra cdo ditë. E gjithë ndotja që destinohet për në lumë fillimisht bllokon shtratin e përrenjve dhe gjatë ditëve me shi derdh shumë ndotje edhe në rrugët e qytetit.
Greqi, qeveria miratoi marrëveshjen e kredisë së re
Një program të ngjeshur legjislativ për miratimin e të gjitha çështjeve të pazgjidhura për marrëveshjen e kredisë së re, me afat përfundimtar fillimin e muajit prill, përcaktoi qeveria greke.
Sipas njoftimeve, nga përfundimi i këtij programi do të varet finalizimi i datës së zgjedhjeve, e cila sipas të njëjtit informacion, pritet të përcaktohet në fund të marsit.
Protestë e invalidëve, diskutohet në Parlament statusi
Në momentin kur deputetët po futeshin në sallën e parlamentit, ku pritej të niste seanca parlamentare ku do të diskutohej ndryshimi ne projektligjin mbi statusin e te verberve dhe paraplegjikeve, qindra persona me aftesi te kufizuara kanë protestuar në mbrojtje të të drejtave të tyre.
Ne parlament diskutohen ndryshimet ne projektligj, ku masa e kompensimit per kete kategori do te percaktohet nga qeveria.
Britani e Madhe, papunësia rritet me 28 mijë
Papunësia në Mbretërinë e Bashkuar është rritur me 28 mijë, në 2.67 milionë gjatë tre muajve të fundit të vitit që lamë pas. Të dhënat zyrtare tregojnë se norma e papunësisë ishte 8.4, nga 8.3 për qind që ishte në tremujorin e tretë. Shqetësuese është rritja e papunësisë te të rinjtë. Numri i të rinjve të papunë të moshës nga 16-24 vjeç u rrit me 16 mijë, në 1.042 milionë, apo në 22.5 për qind. "Papunësia është e lartë, por aspekti pozitiv është se ritmet e rritjes së saj janë ngadalësuar",-thanë zyrtarë të zyrës së statistikave.
Albanian Screen
Itali, greva paralizon transportin
Sistemi italian i transportit u paralizua nga një greve 4-oreshë e drejtuesve të autobuzeve e metrove në orët e para të dites, që janë dhe më të ngarkuarat me lëvizje.
Radhë të gjata njerëzish u krijuan përpara zyrave të informacionit, të befasuar nga greva e papritur.
Pasi miratoi një plan masash të rrepta anti-krizë në dhjetor, qeveria e kryeministrit teknokrat italian, Mario Monti po insiston tani për rishikim të tregut të punes, lëvizje që konsiderohet jetike për rritjen e ekonomise.