“Fitch”, vlerësim maksimal për Britaninë

Agjencia e kreditimit “Fitch” e ka vlerësuar Mbretërinë e Bashkuar në nivelin AAA, duke barazuar vlerësimin e saj me atë të agjencisë tjetër “Moody’s”.
“Fitch” deklaroi se mund ta zhvlerësojë Britaninë e Madhe në vitet e ardhshme, nëse qeveria nuk i përmbahet nivelit të borxhit publik.
Paralajmërimi vjen pasi kancelari George Osborne i bëri ndryshimet e fundit buxhetit të këtij viti, detajet e të cilit do të publikohen javën e ardhshme. Norma e kreditimit në teori përcakton kostot e huave të një vendi.
“Fitch” deklaroi se teksa Britania ka një vullnet të fortë për të reduktuar defiçitin buxhetor dhe ka pasur një ekonomi që ishte e fortë nga të ardhurat e larta, ajo ka një hapësirë fiskale të kufizuar për t’u bërë ballë lëkundjeve.
“Përballë pasigurive për të ardhmen fiskale dhe ekonomike, rreziqeve që i kanosen rimëkëmbjes ekonomike nga tensionet e vazhdueshme financiare në eurozonë dhe defiçitit të lartë buxhetor, parashikohet një rritje e lehtë mbi 50 për qind e shanseve për një zhvlerësim në dy vitet e ardhshme”, ka deklaruar “Fitch”.
Sekretari britanik i Thesarit, Danny Alexander deklaroi se vlerësimi në fjalë nënvizon nevojën që qeveria të intensifikojë zbatimin e planit për reduktimin e defiçitit.
“Ky vlerësim na kujton se përse Britania duhet të zgjidhë problemet me borxhet dhe defiçitet që ne kemi trashëguar. Prandaj ne duhet të zbatojnë këto plane”, deklaroi Alexander.
top-channel.tv
Add new comment