Arkiv-Lajme të përditësuara
Kequshqyerja, MSH: 19% e fëmijëve nën 5 vjeç me prapambetje në rritje
Ndonëse gjendja e ushqyerjes së fëmijëve është përmirësuar gjatë 5 viteve të fundit, afërsisht 19% e fëmijëve nën moshën pesë vjeç paraqesin prapambetje në rritje. Studimet e ndryshme tregojnë se prapambetja në rritje është më e shpeshtë në zonat malore (28%) dhe në fëmijët e familjeve të varfëra (27%). Ndërkohë, vetëm 39% e fëmijëve ushqehen vetëm me gji deri në muajin e gjashtë të jetës. Aktualisht, më pak se një e treta e fëmijëve ushqehen në bazë të praktikave të rekomanduara të ushqyerjes.
Shtetet arabe: Do mbyllim 6 ambasadat në Siri
Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit thotë se të gjashtë shtetet anëtare të saj kanë vendosur t’i mbyllin ambasadat e tyre në Damask të Sirisë, në shenjë proteste kundër goditjes vdekjeprurëse të qeverisë në Siri ndaj kundërshtarëve të regjimit të presidentit, Bashar al-Asad.
Kryesuesi i këtij këshilli, Abdullatif al-Zajani, tha se mbyllja e ambasadave nënkupton dënim të “vrasjes së vazhdueshme të popullit të vet” nga ana e regjimit të Sirisë dhe të refuzimin ndaj “të gjitha nismave që synojnë gjetjen e zgjidhjes për këtë krizë”.
Kujtohen viktimat e aksidentit tragjik, Belgjika në zi kombëtare
Belgjika mban një ditë zie kombëtare për të kujtuar viktimat e aksidentit fatal në Zvicër. Një minutë heshtje është mbajtur në institucionet në mbarë vendin dhe flamujt janë ulur në gjysmë shtizë edhe në selinë e Europian. Ceremoni përkujtimore e shërbesa kishtare janë mbajtur në Lommel, pranë kufirit holandez, dhe Shën Lambertus në Heverlee, pranë Leuven.
Kryeministri hungarez: BE, politikë kolonizuese
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, lëshoi një sulm të ashpër ndaj Bashkimin Europian, duke akuzuar se unioni po përpiqet të “kolonizojë” vendin.
Duke iu drejtuar një turme të madhe mbështetësish në Budapest, kryeministri konservator theksoi se “vendi nuk ka ndërmend të jetojë në bazë të urdhërave dhe dëshirave që ka Brukseli”.
Kriza financiare, BBC: Grekët po bëjnë revolucionin e "patates"
Numri i njerëzve të përfshirë në këtë lëvizje është gjithnjë e në rritje ", thotë gazetari i cili flet për një formë moderne të "revolucionit".
Eshtë fjala për një ide të thjeshtë, për produkte të thjeshta. Mijëra tonë patate shiten direkt nga fermeri tek konsumatori, pa kalimin e tyre nëpërmjet agjentëve të tjerë, gjë që ka rezultuar në çmime të përgjysmuara, vëren gazetari i BBC.
Bulqizë, minatorët në protestë
Situata në pjesën jugore të minierës së Bulqizës ne zonen D, vazhdon të mbetet tejet e tensionuar dhe problematike per 80 minatoret e zones D qe i perkasin firmes koncensionare.
BE kundër Serbisë
Zyra e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton dhe ajo e Komisionerit, Stefan Fule kanë koordinuar qëndrimet duke reaguar ftohtë në lidhje me vendimin eBeogradit për të zhvilluar zgjedhjet edhe në Kosovë, veprim që shkon kundër marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit.
1 vit protesta të dhunshme në Siri
Sot, më 15 mars, Siria shënon njëvjetorin e fillimit të kryengritjes gjithnjë e më të dhunshme anti-qeveritare.
Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, rreth 8,000 persona kanë humbur jetën, ndërsa 230,000 të tjerë janë zhvendosur - 30,000 prej të cilëve janë larguar plotësisht nga vendi.
Pavarësisht bombardimeve intensive të bastioneve kryesore të rebelëve, si Homsi, Dera dhe Idlibi, rezistenca ndaj qeverisë së Bashar al-Asadit vazhdon.
Një nënë në kërkim të drejtësisë
Zamira Durda është një nga familjarët që humbën të afërmit në tragjedinë e Gërdecit. Ajo ka humbur djalin e saj 7-vjeçar, dhimbja për të cilin e shndërruan në heroinën e përpjekjeve për të kërkuar drejtësinë e vërtetë.
Ajo ka drejtuar për katër vjet me radhë protestat për moszvarritjen e hetimeve dhe gjykimit, ndërsa ditën e vendimit të gjykatës, u rebelua në sallën e gjyqit.
Pronarët kundër: Ligji i ri ul çmimin e kompensimit
Pronarët shprehen kundër vendimit të qeverisë për të ndryshuar formulën e llogaritjes së çmimit të pronave që kompensohen. Reshit Vorpsi i "Pronësi dhe drejtësi", e sheh këtë levizje si tentativë për të reduktuar faturën financiare të kompensimit, duke ulur dhe më çmimet për metër katror.
