7 miliardë lek dëm. Raporti i KLSH dorëzohet në Kuvend

Postuar në 14 Mars, 2012 09:59

Shitja dhe dhënia me qera e pasurisë shtetërore, është fusha ku administrata i ka shkaktuar shtetit dëmin më të madh në tre vitet e fundit. Fusha e prokurimeve publike, rezulton gjithashtu me shkelje të rënda financiare. Këto evidentohen në raportin vjetor të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka mbëritur në Kuvend, për t?u paraqitur në komisionet parlamentare. 

Kontrolli i KLSH është ushtruar për një periudhë kohore 2008-prill 2011 dhe në total dëmi ekonomik shaktuar buxhetit të shtetit është rreth 7 miliardë lekë. Gjatë kësaj periudhe edhe në fushën e shpërblimeve të administratës është abuzuar, duke regjistruar një dëm ekonomik jo të vogël. Sektorë të tjerë ku janë konstatuar shkelje financiare janë ato të tatimeve, doganave, urbanistikës, atë të pagave dhe shpenzimeve operative. 

Dëmi i akumuluar nga shitja dhe dhënia me qera e pronës shtetore, ka si shkak mosarkëtimit të qirave dhe kamatvonesave, si dhe vonesa në pagesën e qirasë. Në fushën e prokurimeve dëmi vjen si pasojë e shkeljeve të procedurave të prokurimit publik dhe mosrespektim të detyrimeve kontraktuale. Në fushën e urbanistikës dëmi është shkaktuar nga mosarkëtimi i taksës së ndikimit në infrastrukurë në masën 1 për qind të vlerës së investuar, llogarritje e gabuar e kostos mesatare të ndërtimit, si dhe mosarkëtim i taksës së studimeve urbanistike. Në tatime ky dëm vjen kryeisht nga niveli i mosarkëtimeve, kryesisht mos mbajtje të tatimit në burim. Në paga dhe shpërblime të administratës, dëmi është shkaktuar si pasojë e përfitimit të tyre, jashtë procedurave ligjore. 

KLSH ka rekomanduar që dëmi total prej 7 miliardë lekë që i është shkaktuar buxhetit të shteti të shlyhet në masën 100 për qind. Sipas raportit deri në fund të vitit 2011 janë nxjerrë urdhrat përkatës për shlyerjen e dëmit dhe janë në proces arkëtimi rreth 667 milionë lekë, ose në masën 9.5 për qind të vlerës së përgjithshme prej 7 miliardë lekë. 

 

Teuta Shamku

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.