Muzeu i armëve në Gjirokastër në rrezik, mungojnë investimet

Mungesa e investimeve në muzeun e armëve në Gjirokastër rrezikon seriozisht iventarin e tij. Lagështira është e pashmangshme dhe përvec mureve që kanë filluar të bien vende vende, dëmton cdo ditë armët e ekspozuara. Numri i vizitorëve është i lartë edhe për shkak të vendndodhjes së muzeut brenda mureve të kalasë por ajo cka ofrohet brenda tij ka nevojë për rikonceptim. Po ashtu prej vitesh nga stafi që shërben dhe mirëmban muzeun problem përbën mungesa e stendave për reklamimin e mjaft trofeve të iventarit të tij të pasur.
Përvec problemeve brenda ambienteve të muzeut nga vizitorët është quajtur e papranueshme pagesa dyfishe. Turistëve iu duhet të paguajnë një biletë në hyrje të kalasë dhe një tjetër për të vizituar muzeun e armëve.
Ismail Xhaferri
Albanian Screen
Add new comment