Bien shitjet, tregu i banesave në ngërç

Postuar në 10 Mars, 2012 09:11

Tregu i banesave ka shënuar rënie, pasi qytetarët kanë ulur kërkesën për apratamente të reja. Shitja e tyre ka pësuar një rënie me 10 deri në 20 për qind për vitin 2011 dhe fillimin e vitit 2012.  Ilir Hebovija, nëndrejtor i Shoqatës së Ndërtuesve tregon për 'Albanian Screen' arsyet  se përse tregu i banesave është në ngërç.

"Janë rreth 4500 apartamente që janë në stok tashmë, janë të pashitura. Ndikon shumë edhe frenimi nga sektori bankar sepse marrja e një kredie, siç e dimë të gjithë është bërë më e vështirë për qytetarët dhe në këtë mënyrë duke rritur kushtet e kreditimit, qytetarët duke mos pasur likuiditetin nuk arrijnë dot t'i afrohen tregut të banesave. Periudhat më të mira kanë qenë gushti dhe janari, periudha në të cilat pritej fluksi i ardhjes së emigrantëve dhe konkretizimi i kontratave. Sot ka ndryshuar tërësisht trendi i shitjes. Është shtrirë më shumë gjatë gjithë vitit duke mos mbajtur më shpresë te tregu i emigrantëve",-thotë Hebovija.

Ndërtuesit të përballur me uljen e kërkesës nga qytetarët, kanë ulur çmimet, për të nxitur blerjet. Çmimi në kryeqytet ka rënë në 450 euro në rrethinat e Tiranës dhe deri në 2 mijë euro në qendër të saj. Frika se si do të reagojë qytetarët ndaj tregut të banesave, po ndikon tek plani i investime të ndërtuesve për vitin 2012, të cilat pritet të reduktohen.    

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.