SHBA, Romney fiton në Ohio

Mitt Romney ka fituar zgjedhjet primare për kandidatin republikan që janë zhvilluar në atë që u quajt e Marta e Madhe në disa shtete, mes të cilave edhe Ohio.
Ashtu siç pritej, Romney ka fituar edhe në Massachusets, Idaho, Vermont dhe Virginia.
Në Ohio, Romney mori 38% të votave, duke lënë pas Santorum me 37%, Gringrich 15% dhe Paul me 9%.
Rick Santorum fitoi në tre shtete, Newt Gringrich mori më shumë vota në vendlindjen e tij, Georgia, ndërsa Ron Paul në Alaska.
Pas të Martës së Madhe ku u votua në 10 shtete, Mitt Romney vazhdon të mbajë vendin e parë në garën e republikanëve dhe pritet që në nëntor të jetë përballë Barack Obamës si rival për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
top'channel.tv
Add new comment