Nisin dezertimet në Siri, gjenerali përkrah protestuesve

Postuar në 07 Mars, 2012 01:59

Një oficer i lartë i Ushtrisë Siriane njoftoi për dezertimin e tij përmes një video të postuar në You Tube, duke deklaruar se do bashkohej me forcat kryengritësve, pasi nuk ishte dakord me bombardimin e qytetit të tij të lindjes nga trupat e presidentit Bashar Al Assad. Adnan Qassem Farzat tha se ishte ndjerë i detyruar të dezertonte për shkak se bombardimi i intensifikuar mbi zonat kryengritësve nuk është një vlerë e ushtrisë Siriane. Farzat është i dyti gjeneral brigade, posti më i lartë i oficerëve dhe i gjashti në hierarki, që braktis Al Assad. Pjesa më e madhe e Ushtrisë ka mbetur besnike ndaj presidentit Asad në luftën kundër atyre që ai i cilëson terroristë që mbështeten nga jashtë vendit.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.