Revista britanike “Spectator” reklamë tallëse për Greqinë

Fushata reklamuese tallëse për Greqinë në internet që po zhvillon revista britanike “Spectator”, ka shkaktuar zhurmë të madhe.
Bëhet fjalë për një reklamë tepër provokative në revistën britanike, e cila ka shkaktuar një mori reagimesh në rrjetet sociale.
E gjithë Gjermania dhe Anglia janë mbushur me postera që mbajnë mbishkrimin: "Pjesa më e madhe e gjermanëve kanë një banesë të tyre në zotërim. Emri i kësaj banese është Greqia".
Të tillë postera kanë mbushur gjithë trenat në Angli dhe lidhur me këtë mendimet e njerëzve janë të ndryshme.
Vlen të përmendet se revista “Spectator” është e Davidit dhe Frederik Barclay, persona të cilët kanë në pronësi edhe “Daily Telegraph”.
Ballkanweb.com
Add new comment