Borxhet, familja e minatorit në Bulqizë 5 muaj ngujim

Postuar në 07 Mars, 2012 01:48

Djegia e shtëpisë detyroi Hamdi Kurtin të transferohej nga Tërnova e Madhe në Zerqan në qytetin e Bulqizës, kur për fatin e tij të mirë arriti të sigurojë një strehë falë punës. 

Po telashet nuk do të mbaronin këtu për këtë kryefamiljar, pasi paga prej minatori shtoi më tepër nivelin e varfërisë në familjen e tij. 

“Kam jetuar 4 vjet tek kampi I të burgosurve në Ternovë, se mu dogj shtëpia. Kur erdha në Bulqizë më siguroi ndërmarrja një strehë. Tani kam 9 muaj pa punë që kur u bë greva, gruan e kam të shtruar në spital”, tha minatory.

Lista e borxheve ka ngujuar për më tepër kryfamiljarin Hamdi Kurti, pasi nuk ka mundësi të kthejë borxhet.

“Unë deri tani kam marrë 1 milion e gjysmë lëkë. Kam frikë të dal në qytet se më kapin borxhlinjtë prej xhakete…kam ngelur mbyllur”, rrëfen ai më tej.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.