vdekja

Jemeni, vendi më i keq në botë për një fëmijë. 10 000 të vrarë që nga 2015

Postuar në 20 Tetor, 2021 12:32

Agencia e OKB-së për fëmijët, UNICEF, ka raportuar së fundmi se gjatë luftës së Jemenit janë vrarë apo lënduar më shumë 10 000 fëmijë. Zëdhënësi I UNICEF, James Elder ka thëksuar se që nga ndërhyrja e koalicionit të drejtuar nga Arabia Saudite në vitin 2015 janë vrarë 4 fëmijë në ditë, një turp për kohën tonë.

Ndërron jetë Colin Powell

Postuar në 18 Tetor, 2021 15:03

Ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare Colin Powell, ish-sekretari amerikan i Shtetit, i pari në këtë detyrë nga komuniteti afro-amerikan. Shkaku i vdekjes është zyrtarizuar se kanë qenë ndërlikimet nga CoVid-19.

Powell ishte një gjeneral me katër yje dhe ka mbajtur edhe detyrën e Shefit të Shtabeve të Bashkuara të SHBA dhe ka shërbyer nën katër presidentë. Pika më e ulët e karrierës së tij ishte fjalimi i vitit 2003 në OKB, gjatë të cilit Powell foli për ekzistencën e armëve të shkatërrimit në masë që u provua se ishte një pretendim i rremë.

Ndahet nga jeta Mikis Theodorakis

Postuar në 02 Shtator, 2021 21:13

Ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeçare muzikanti dhe aktivisti i mirënjohur grek, Mikis Theodorakis. Mediat greke raportojnë se artisti vdiq në shtëpinë e tij në Athinë pas një serie trajtimesh nga zemra në vitet e fundit. 

Theodorakis nisi karrierën e tij në moshën 17 vjeçare dhe në prodhimet e tij hyjnë një larmi veprash mes të cilave edhe simfoni, himn për OÇP-në dhe muzikë për filma të njohur si “Serpico” dhe “Zorba, greku”. 

Ndërron jetë ish-ministri grek i Mbrojtjes Akis Tsochatzopoulos

Postuar në 27 Gusht, 2021 14:56

Ka ndërruar jetë Akis Tsochatzopoulos, ish-ministri i Mbrojtjes të Greqisë në vitet 1996-2001 dhe një nga figurat më të njohura të socialistëve grekë.

Plotësisht të vaksinuar/7 persona vdesin nga varianti Kapa në azil në Zaventem të Belgjikës

Postuar në 06 Gusht, 2021 20:00

Shtatë të moshuar në një azil në Zaventem të Belgjikës kanë vdekur si pasojë e infektimit me një variant kolumbian të Sars-Cov-2.

Ndërron jetë Raffella Carra

Postuar në 05 Korrik, 2021 18:55

Iku në një botë më të mirë, aty ku humaniteti i saj, e qeshura e pangatërrueshme dhe talenti i jashtëzakonshëm do të shkëlqejnë sërish përjetë.

Janë fjalë që i dedikohen Raffaella Carra, këngëtare, aktore, moderatore italiane, e ndarë nga jeta sot në moshën 78 vjeç.

Grua e pazakontë e megjithatë e pajisur me një thjeshtësi të rrallë

Ndërron jetë Donald Rumsfeld

Postuar në 30 Qershor, 2021 22:02

Ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare, Donald Rumsfeld, ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes në presidencën e Gerald Ford dhe George Bush.  Shkaku i vdekjes raportohet të ketë qenë kanceri në kocka.

Rumsfeld do të mbahet mend si fytyra e asaj që u quajt Lufta Kundër Terrorit, që nis nën presidencën amerikane të Bush në vitin 2001, menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit.

Ndërron jetë lideri i grupit islamik nigerian Boko Haram

Postuar në 07 Qershor, 2021 00:43

Një grup rival i grupit të njohur islamik Nigerian, Boko Haram, ka njoftuar agjencinë “Reuters” se lideri i këtij të fundit, Sbubakar Shekau, ka vdekur. Lajmi është përcjellë me një mesazh audio nga rivalët e Boko Haram, grupi Shteti Islamik i Provincës së Afrikës Perëndinomore sipas të cilit Shekau ndërroi jetë më 18 maj pasi hodhi veten në erë i rrethuar nga forcat rivale.

Në regjistrimin audio raportohet se është transmetuar zëri i liderit të grupit, Abu Musab al-Barnawi që ka deklaruar se “Zoti e gjykoi Shekaun duke e çuar në Parajsë”.

Ikën nga jeta i paharrueshmi Guljelm Radoja

Postuar në 05 Maj, 2021 10:36

Ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare aktori i madh, Guljelm Radoja. Patjetër që e meriton titullin i Madh. Pa lajka, pa kordialitetin post mortem dhe pa u zënë ngushtë për fjalët që duhet të thuash në kësi rastesh.

Nërron jetë në moshën 94 vjeçare, Lou Ottens, shpikësi i kasetës

Postuar në 11 Mars, 2021 03:02

Ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare, Lou Ottens, inxhinieri hollandez që konsiderohet si shpikësi i kasetës së regjistrimit. Njoftimin e vdekjes e ka dhënë familja e tij nga qytet i Duizel.

Pages

Subscribe to RSS - vdekja