Ndërron jetë lideri i grupit islamik nigerian Boko Haram

Postuar në 07 Qershor, 2021 00:43

Një grup rival i grupit të njohur islamik Nigerian, Boko Haram, ka njoftuar agjencinë “Reuters” se lideri i këtij të fundit, Sbubakar Shekau, ka vdekur. Lajmi është përcjellë me një mesazh audio nga rivalët e Boko Haram, grupi Shteti Islamik i Provincës së Afrikës Perëndinomore sipas të cilit Shekau ndërroi jetë më 18 maj pasi hodhi veten në erë i rrethuar nga forcat rivale.

Në regjistrimin audio raportohet se është transmetuar zëri i liderit të grupit, Abu Musab al-Barnawi që ka deklaruar se “Zoti e gjykoi Shekaun duke e çuar në Parajsë”.

Sipas interpretimeve të ndryshme, vdekja e Shekau mund të çojë në përfundimin e rivalitetit mes dy grupeve dhe absorbimin e Boko Haram në rrjetin e Shtetit Islamik. Shekau u bë i njohur pak vjet më parë me një video kërcënuese teksa në listën e emrave që përmendte figuronte edhe Abraham Lincoln.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.