Ndërron jetë ish-ministri grek i Mbrojtjes Akis Tsochatzopoulos

Postuar në 27 Gusht, 2021 14:56

Ka ndërruar jetë Akis Tsochatzopoulos, ish-ministri i Mbrojtjes të Greqisë në vitet 1996-2001 dhe një nga figurat më të njohura të socialistëve grekë.

Tsochatzopoulos ka vdekur në moshën 82 vjeçare si pasojë e problemeve serioze me shëndetin. Ish-ministri u bë shumë i njohur në vitin 2013 kur si pasojë e disa hetimeve u dënua me 20 vjet burg për korrupsion. Bashkë me të u dënua edhe bashkëshortja e dytë, Vicky Stamati me 12 vjet. më vonë vendimi u ul në 19 vjet, por Tsochatzopoulos doli nga burgu në vitin 2018 për shkak të problemeve shëndetësore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.