Plotësisht të vaksinuar/7 persona vdesin nga varianti Kapa në azil në Zaventem të Belgjikës

Postuar në 06 Gusht, 2021 20:00

Shtatë të moshuar në një azil në Zaventem të Belgjikës kanë vdekur si pasojë e infektimit me një variant kolumbian të Sars-Cov-2.
Reuters” raporton se ekipi i virologëve që ka kryer verifikimet ka deklaruar se viktimat ishin të gjithë të vaksinuar plotësisht. Në azil u infektuan 21 persona.

Varianti në fjalë është konstatuar së pari në Kolumbi, më pas në ShBA dhe ka qenë i rrallë në Europë. Ai është emërtuar si B.1.621, pjesë e variantit Kapa. 

Është shqetësuese

ka thënë Marc Van Ranst, virolog në universitetin e Leuven.

Në Belgjikë varianti dominues është Delta. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.