vdekja

Ndërron jetë Nexhmije Hoxha

Postuar në 26 Shkurt, 2020 19:07

Sot ka ndërruar jetë në moshën 99 vjeçare, Nexhmije Hoxha, ish-anëtare e Partisë Komuniste, Partisë së Punës, drejtuese e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, drejtuese e Frontit Demokratik të Shqipërisë. Ajo ishte bashkëshorte e Enver Hoxhës me të cilin u martua në vitin 1945.

Nexhmije Hoxha lindi më 8 shkurt të vitit 1921 në Manastir në një familje me origjinë nga Malësia e Madhe dhe që kishte jetuar për një kohë të gjatë në Dibër.

Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare, ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak

Postuar në 25 Shkurt, 2020 12:33

Ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak. Televizioni shtetëror i Egjiptit ka raportuar se Mubarak vdiq pasi iu nënshtrua një operacioni disa javë më parë. Një figurë e rëndësishme e Egjiptit ta pasluftës së Dytë Botërore, Mubarak erdhi në pushtet pas vrasjes së ish-presidentit Anvar Sadat që nënshkroi paqen e “Camp Daivid në vitin 1979 dhe mori ccmimin “Nobel” pwr kwtw bashkë me homolgun e tij izraelit, Menachem Begin.

Vdekja e një mjeku

Postuar në 07 Shkurt, 2020 15:40

Vdekja e doktor Dr. Li Wenliang, që paralajmëroi coronavirusin e Kinës ka provokuar reagime në media. Patrcik Chappatte, karikaturist i njohur për disa media kryesore ka ilustruar të gjithë këtë episod tragjik me një karikaturë ku paraqitet doktori me gojë të mbyllur me tela me gjemba, simbol i një karantine ndaj të drejtës së fjalës në kohën e sotme.

Ndërron jetë Kirk Douglas

Postuar në 06 Shkurt, 2020 04:27

Dje ka ndërruar jetë aktori i njohur hollivudian Kirk Douglas. I lindur nga emigrantë rusë me emrin Issur Danielovitch Demsky në vitin 1916, Douglas pati një karrierë të gjatë dhe shumë prodhimtare gjatë së cilës njohu suksese të shumta. 

Ndërron jetë aktori Xhevdet Ferri

Postuar në 16 Janar, 2020 19:55

Ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare aktori i mirënjohur shqiptar Xhevdet Ferri, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë.
Ferri lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960, ishte bashkëshort i  Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si “Dhe vjen një ditë”, “Vitet e pritjes”, “Gjoleka djali i Abazit” etj., dhe një artist shumë i dashur për publikuan dhe mjaft i vlerësuar nga kritika.

OKB zgjat afatin e hetimeve për vdekjen e ish-sekretarit të Përgjithshëm Hammarskjold, më 1961

Postuar në 28 Dhjetor, 2019 12:29

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka aprovuar një rezolutë që zgjat afatin e hetimeve për vdekjen misterioze të ish-sekretarit të Përgjithshëm të saj, Dag Hammarskjold, një diplomat suedez.

Ky i fundit vdiq gjatë një vizite në Afrikën e Jugut si pasojë e përplasjes së avionit me të cilin udhëtonte.

Aktorja që i dha jetë Pinokut: Nuk u ktheva kurrë sepse më harruan të gjithë

Postuar në 25 Dhjetor, 2019 14:49

Eva Pëllumbi, aktorja që shumica e adhuruesve të teatrit dhe ekranit e identifikojnë me Pinokun, ndërroi jetë në moshën 66-vjeçare një ditë më parë. E larguar në Gjermani në ditët që i paraprinë ndërrimit të sistemit në Shqipëri, ajo i ka pasur të rralla kontaktet me publikun në Shqipëri. Në intervistën e parë 25 vjet pas largimit nga atdheu, dhënë përmes Skype-it për Tema TV, Eva shprehet mes lotësh se pakkush e ka kujtuar dhe kjo ishte arsyeja e moskthimit të saj.

Ndahet nga jeta aktori Danny Aiello

Postuar në 14 Dhjetor, 2019 14:26

Danny Aiello, një veteran i skenës dhe aktor i një numri të madh filmash që mbahet mend për rolet e tij në " Do the Right Thing" të Spike Lee, "The Rose of Purple of Cairo" të Woody Allen etj., vdiq në moshën 86-vjeçare.
Aiello, i cili u nominua për çmimet “Oscar” dhe “Golden Globe” për rolin e tij mbështetës si djalë i picës në filmin e Lee në vitin 1989, vdiq të enjten gjatë natës, tha agjentja e tij, Jennifer De Chiara, për Reuters.
Ai vdiq ndërsa trajtohej për një sëmundje të papritur në një qendër mjekësore në Nju-Xhersi.

Ndërron jetë ish-presidenti francez, Jacques Chirac

Postuar në 26 Shtator, 2019 12:40

Ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare Jacques Chirac, ish-president i Francës në vitet 1995-2007. Ai vuante prej kohësh nga humbja e kujtesës që thuhet si vinte si pasojë e një forme të Alcajemrit apo goditjeve të vogla cerebrale që pati gjatë kohës që ishte në detyrë.

Chirac konsiderohet si jë ndër politikanët më jetëgjatë të Europës; dy herë president, dy herë kryeministër dhe 18 vjet kryetar bashkie në Paris. Pavarësisht se drejtimi tij nuk u shoqërua me suksese, ai mbetet një ndër politikanët e preferuar për francezët.

Robert Mugabe ndërron jetë

Postuar në 06 Shtator, 2019 14:38

Robert Mugabe, ish-presidenti i njohur i Zimbabves ka ndërruar jetë në moshën 95 vjecare. Lajmin e ka dhënë presidenti aktual Emmerson Mnangagwa që e la cilësua Mugaben babain themelues të pavarësisë së vendit të vet.

Ai ishte një ikonë e çlirimit, një pan-afrikanist që ia dedikoi jetën emancipimit dhe pushtetit të popullit te vet

shprehet presidenti aktual.

Pages

Subscribe to RSS - vdekja