vdekja

Ndërron jetë Bruno Ganz

Postuar në 16 Shkurt, 2019 15:32

Ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare aktori i njohur zviceran Bruno Ganz si pasojë e sëmundjes së kancerit. Ai lindi në Zyrih më 22 mas të vitit 1941 dhe nisi karrierën e aktrimit që në shkollë. Punoi me regjizorë të tillë si Werner Herzog dhe ka si rol më të famshëm Hitlerin në dramën epike, “Rënia”. Ai është i njohur edhe për role të tilla si ai gjyshit në filmin ”Haidi”, por edhe për role në filma si Nosferatu.

Atij ju refuzua një rol në filmin e njohur “Gruaja më e bukur” që i shkoi Richard Gere si dhe “Lista e Shindlerit”.

Ndahet nga jeta akademiku Idriz Ajeti

Postuar në 13 Shkurt, 2019 12:41

Ka ndërruar sot jetë akademiku kosovar, Idriz Ajeti. Albanolog, gjuhëtar dhe pedagog, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kryetar i saj në dy mandate, anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Idriz Ajeti ka lënë gjurmët e veta të qarta në shkencën dhe mendimin shqiptar.

Ndahet nga jeta Kiço Blushi

Postuar në 08 Shkurt, 2019 22:34

Ndahet nga jeta Kiço Blushi! Personazh i njohur publik, shkrimtar, skenarist, publicist aktiv vitet e fundit në shtypin e shkruar kundër një establishmenti politik që nuk ka dallime majtas dhe djathtas. Përtej karrierës artistike Blushi ka lënë gjurmë në mendimin publicistik të këtyre viteve. Në protestën e vitit 2016 kundër ligjit të plehrave theksoi rëndësinë e protestës.

Zbuloi 2,681 planetë, Kepler deklarohet "i vdekur" pas 10 vjetësh në hapësirë

Postuar në 31 Tetor, 2018 00:28

Pas gati 10 vjetësh në hapësirë, në kërkim të botëve aliene dhe fotgrafim të yjeve të largët, teleksopi hapësinor i NASA-s, Kepler është deklaruar jashtë funksionit. Depozitat e karburantit të tij janë shterrur dhe tani Kepler i është bashkuar kozmosit si një trup i lirë, jashtë kontrollit tokësor.

Njoftimet fillestare erdhën në fillim të këtij muaji dhe ekipet e NASA-s nisën punën për të mbledhur të dhënat e marra prej tij.

Ndërron jetë senatori John McCain

Postuar në 26 Gusht, 2018 04:22

Mediat kryesore ndërkombëtare i kanë lënë vend kryesore vdekjes së senatorit të Arizonës, John McCain.

Ai ndërroi jetë sot në moshën 81 vjeçare si pasojë kancerit të tru, i diagnostikuar që në korrik të vitit 2017. Të premten u njoftua se senatori hoqi dorë nga trajtimi mjekësor dhe vetëm pak orë më pas ndërroi jetë.

Ndërron jetë Aretha Franklin

Postuar në 16 Gusht, 2018 16:44

Është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare Aretha Franklin, e mbiquajtur Mbretëresha e Soulit. Ajo është artistja e parë femër që u bë pjesë e Rock and Roll Hall of Fame.

Franklin konsierohet një nga legjendat e muzikës së pas mesit të shekullit të 20-të. Ajo lindir në Memphis dhe u rrit në Detroit. Nisi të këndonte në kishë dhe gjatë karrierës së saj ka provuar disa rryma muzikore. Franklin është nderuar me çmime të shumta mes të cilave edhe Medalja Kombëtare për Artet dhe Medalja Presidenciale e Lirisë.

Ndërron jetë Gaqo Çako

Postuar në 01 Gusht, 2018 23:00

Është ndarë sot nga jeta tenori i mirënjohur i skenës shqiptare, Gaqo Çako. Ai u lind më 24 janar të vitit 1935 dhe mbante titullin Artist i Popullit. Çako ka qenë për një kohë të gjatë i pranishëm në skenën shqiptare dhe është ngulitur në memorien e dy brezave për zërin e tij të ngrohtë dhe një lloj karizme në skenë.

Ndërron jetë Adem Demaci

Postuar në 26 Korrik, 2018 21:42

Ka ndërruar jetë Adem Demaçi, simboli i rezistencës kombëtare në Kosovë. U lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë. Studioi për letërsi, juridik në Prishtinë, Beograd dhe Shkup.  

Në vitet 1950, ai botoi një numër tregimesh të shkurtra me komentime sociale në revistën Jeta e Re, si dhe romanin emblematik të tij të vitit 1958 me titull “Gjarpijt e gjakut” që flet për gjakmarrjen në Kosovë dhe Shqipëri.

Demaçi u arrestua fillimisht për kundërshtimin e tij ndaj qeverisë autoritare të Josip Titos në vitin 1958, ku kreu 3 vjet burg.  

Ndërron jetë Fadil Vokrri

Postuar në 09 Qershor, 2018 11:27

Mediat në Kosovë njoftojnë vdekjen e ish-futbollistit të njohur, Fadil Vokrri. Koha Ditore shkruan se Vokrri, 57 vjeç, ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak në orën 9:30 të mëngjesit të sotshëm kur ishte duke  bërë stërvitje.

Ndërron jetë historiani Bernard Lewis

Postuar në 21 Maj, 2018 11:37

Ka ndërruar jetë në moshën 101 vjeçare Bernard Lewis, një ndër historianët më të njohur për çështjet e Lindjes së Mesme. Ai ishte këshilltar i liderëve izraelitë dhe amerikanë dhe shkrimet e tij për historinë e këtij rajoni patën ndikim të madh, por edhe provokuan kundërshti. Një prej kritikëve të tij ka qenë edhe Edward Said që e akuzon Lewis për sjellje paternaliste ndaj Islamit, demagogji dhe injorancë.

Pages

Subscribe to RSS - vdekja