Ndërron jetë Fadil Vokrri

Postuar në 09 Qershor, 2018 11:27

Mediat në Kosovë njoftojnë vdekjen e ish-futbollistit të njohur, Fadil Vokrri. Koha Ditore shkruan se Vokrri, 57 vjeç, ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak në orën 9:30 të mëngjesit të sotshëm kur ishte duke  bërë stërvitje.

Vokrri është emër i njohur i futbollit edhe në Ish-Jugosllavi. Ai lindi në vitin 1960 në Podujevë dhe nisi karrierën sportive që në moshën 15 vjeçare. Në vitin 1980 kaloi te klubi I futbollit Prishtina. Në vitet ’80 ai debutoi edhe me ekipin kombëtar të Jugosllavisë. Karriera e tij njeh një kulm në vitin 1986 kur ai kalon te Partizani I Beogradit ku spikati, aq sa në vitin 1987 u shpall lojtari më i mirë i Jugosllavisë. Ka luajtur edhe me Nimes, Fenerbahçe e më pas me Bourges dhe Montçulo.

Në vitin 2008 ai merr drejtimin e Federatës Kosovare të Futbollit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.