vdekja

Ndërron jetë Dritëro Agolli

Postuar në 03 Shkurt, 2017 18:38

Ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare Dritëro Agolli. Shkrimtar i njohur i jetës letrare shqiptare, Agolli e nisi karrierën si gazetar. Lëvroi prozën dhe poezinë, nga të cilat disa njohën edhe famë në Shqipëri. Agolli kishte edhe angazhim politik. Ai ka qenë ndër njerëzit e besuar të regjimit të Enver Hoxhës në detyrën e Kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve. Me funksione edhe në parti, Agolli kërkoi reformimin e PPSh-së në kongresin e vitit 1991. Ishte prezent me krijime edhe gjatë tranzicionit, por edhe me kontribute në publicistikë. 

Ndërron jetë këngëtarja Anita Take

Postuar në 12 Janar, 2017 20:53

Është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare këngëtarja Anita Take. Ajo i përket një brezi të hershëm, ndër të parët e muzikës së lehtë shqiptare. Take veçohej për zërin e ëmbël dhe performancën e ngrohtë në këngë që do të kujtohen si “Më do apo s’më do”, “Në mes të gushës ke një pikë” etj..
Ajo është nderuar me urdhërin “Naim Frashëri i Artë”. 

 

"Last Christmas" për George Michael

Postuar në 26 Dhjetor, 2016 03:13

George Michael, këngëtari i mirënjohur i popit ka ndërruar jetë në moshën 53 vjeçare. Lajmi është bërë i njohur nga publikuesi i tij dhe është raportuar fillimisht nga BBC. Michael ka ndërruar jetë në gjumë dhe sipas asaj që thuhet deri më tani “vdekja ka ardhur për shkaqe të panjohura, por jo të dyshimta”.

Ndërkohë menaxheri i tij Michale Lippman deklarois e Michael vdiq si pasojë e infarktit, “në krevat, i shtrirë në paqe”.

Ndahet nga jeta Andrea Stefani

Postuar në 03 Dhjetor, 2016 17:41

Andrea Stefani, gazetar dhe opinionist i njohur, ka ndërruar jetë. Stefani vuante nga një sëmundje e rëndë të cilën nuk ka arritur ta tejkalojë, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve. Stefani hyn tek ata opinionistë që nisi punën si gazetar nga terreni: fillimisht në gazetën “Puna” në vitin 1989, në vitin 1993 në “Gazeta Shqiptare”, pastaj në gazetën “Rilindja” të Kosovës që botohej në Tiranë.

Prej vitit 1997, ku shtypi shqiptar fitoi një tjetër dinamikë Stefani u angazhua me “Shekulli”, “Shqip”, “Dita” si opinionist.

“Koha që SHBA të shohë ndryshe drejt Kubës. Sjellja me Kinën është një model”

Postuar në 30 Nëntor, 2016 10:51

Vdekja e Fidel Kastros ka hapur një mundësi të re për Kubën, prej nga ku do të shtrohet modeli I së ardhmes edhe për Amerikën Latine. Ndonëse u kritikua dhe akuzua si tiran e kriminel, lideri kuban ishte pikë referimi në një continent ku e majta revolucionare gjallon ende, qoftë edhe si paradigm gjuhësore.

Ndërron jetë ish-presidenti konservator grek, Stephanopoulos

Postuar në 21 Nëntor, 2016 08:33

Ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare ish presidenti grek, Konstandions Stephanopoulos. Ai shërbeu për dy mandate si president i Greqisë, nga vitet 1995-2005 dhe I përkiste krahur konservator. Stephanopoulos ka vizituar edhe Shqipërinë gjatë qeverisjes së socialistëve pas vitit 1997.

 

Ndahet nga jeta Arben Puto

Postuar në 11 Nëntor, 2016 21:19

Ka ndërruar jetë në moshën 92 vjeçare historiani Arben Puto. I lindur në Gjirokastër në vitin 1924, Puto përfundoi Liceun e Korçës në vitet 1935-39. Ai u diplomua në Universitetin e Moskës për Drejtësi në vitin 1951 dhe mandej nis karrierën si profesor dhe historian i çështjeve të diplomacisë. Në periudhën e para viteve ’90, ishte i njohur libri i tij “Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha”, i cili trajtonte pavarësimin e Shqipërisë në kontekstin e shthurjes së Perandorisë Osmane dhe antagonizmit të fuqive imperialiste, siç quheshin askohe.

“Mund të ndodhte kudo...”, një frazë që i bashkon këta të dy

Postuar në 17 Tetor, 2016 21:52

Erjon Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë ka qenë sot i ftuar në emisionin “Top-Story” ku ka folur për vdekjen e Ardit Gjoklajt në Landfillin e Sharrës. Ja çfarë thotë Veliaj:

Mund të ndodhte kudo...Ajo që ka ndodhur është e dhimbshme...Kompania që u paraqit, nëse provohet, nëse është e vërtetë, që e kanë shkelur Kodin e Punës le të përgjigjen para drejtësisë. Ky shtet ka inspektorë për çdo gjë, ka Inspektoriat të punës, inspektorët e rregullave të punës të vepronin” u shpreh Veliaj.

Ndahet nga jeta Teodor Laço

Postuar në 15 Tetor, 2016 13:20

Ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare Teodor Laço, shkrimtar dhe skenarist filmash. Ai lindi në Dardhë të Korçës në vitin 1936 dhe mbaroi studimet e larta për Agronomi në Tiranë. Autor i shumë romaneve, novelave, dramave dhe komedive, Laço është vlerësuar me disa çmime në Shqipëri. Pas vitit ’90 u angazhua në jetën politike, fillimisht me Partinë Socialdemokrate. 12 vjet deputet, ministër Kulture në vitet ’94-’97 si dhe më pas, ambasador i Shqipërisë në Federatën Ruse.

Vdekja e Ardit Gjoklajt/Taulant Balla: “Duhet të na e thonë hetimet nëse djali e ka humbur jetën në Sharrë apo është hedhur në Sharrë...”

Postuar në 13 Tetor, 2016 00:41

Vdekja e Ardit Gjoklajt, që ka mbërthyer mirë Erjon Veliajn pas një akuze që kërkon përgjegjësi, djeg shumë. Djeg edhe për këtë pushtet që shfaqet arrogant dhe i sigurtë, sepse vdekja e djalit, nëse provohet se është ashtu sië është raportuar në media, pra vdekje për shkak të sigurisë së munguar në punë në Landfillin e Sharrës, do të cenojë imazhin e Veliajt rëndë. E bashkë me vdekjen tjetër të Myrvete Dukës, për të cilën nuk flet kush, mund të thuhet se do të çvirgjërojë këtë koalicion me dy krime. Nuk ka përkufizim tjetër në këtë rast.

Pages

Subscribe to RSS - vdekja