"Last Christmas" për George Michael

Postuar në 26 Dhjetor, 2016 03:13

George Michael, këngëtari i mirënjohur i popit ka ndërruar jetë në moshën 53 vjeçare. Lajmi është bërë i njohur nga publikuesi i tij dhe është raportuar fillimisht nga BBC. Michael ka ndërruar jetë në gjumë dhe sipas asaj që thuhet deri më tani “vdekja ka ardhur për shkaqe të panjohura, por jo të dyshimta”.

Ndërkohë menaxheri i tij Michale Lippman deklarois e Michael vdiq si pasojë e infarktit, “në krevat, i shtrirë në paqe”.

Ndërron jetë kështu një prej yjeve të popit, me këngët e të cilit identifikohen jo pak fansa të popit. George Michael lindi si Georgios Kyriacos Panayiotou më 25 qershor të vitit 1963. Ai ka shitur më shumë se 100 milionë disqe, mes të cilave vetëm albumi ”Faith” i vitit 1987, shiti 20 milionë. Michael ka disa hite mes të cilave “Careless Whispers”, “Last Christmas”, “Killer(Papa was a rolling stone)”, “Freedom” dhe “Wake Me Up Before You Go-Go”. Ai nisi debutimin me grupin “Wham”.

Më poshtë një prej hiteve të tij:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.