Ndahet nga jeta Andrea Stefani

Postuar në 03 Dhjetor, 2016 17:41

Andrea Stefani, gazetar dhe opinionist i njohur, ka ndërruar jetë. Stefani vuante nga një sëmundje e rëndë të cilën nuk ka arritur ta tejkalojë, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve. Stefani hyn tek ata opinionistë që nisi punën si gazetar nga terreni: fillimisht në gazetën “Puna” në vitin 1989, në vitin 1993 në “Gazeta Shqiptare”, pastaj në gazetën “Rilindja” të Kosovës që botohej në Tiranë.

Prej vitit 1997, ku shtypi shqiptar fitoi një tjetër dinamikë Stefani u angazhua me “Shekulli”, “Shqip”, “Dita” si opinionist.

Ka patur disa angazhime edhe për çështje me interes publik si ai për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, ndërkohë që vitet e fundit ka qenë ndër mbrojtësit më të mëdhenj për një reformë në sistemin e drejtësisë.

Ai ishte i martuar dhe me fëmijë.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.