“Mund të ndodhte kudo...”, një frazë që i bashkon këta të dy

Postuar në 17 Tetor, 2016 21:52

Erjon Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë ka qenë sot i ftuar në emisionin “Top-Story” ku ka folur për vdekjen e Ardit Gjoklajt në Landfillin e Sharrës. Ja çfarë thotë Veliaj:

Mund të ndodhte kudo...Ajo që ka ndodhur është e dhimbshme...Kompania që u paraqit, nëse provohet, nëse është e vërtetë, që e kanë shkelur Kodin e Punës le të përgjigjen para drejtësisë. Ky shtet ka inspektorë për çdo gjë, ka Inspektoriat të punës, inspektorët e rregullave të punës të vepronin” u shpreh Veliaj.

Por shikoni se çfarë ka thënë ky njeri për kompaninë të cilën sot ia lë në dorë inspektorëve, duke e promovuar sigurinë e saj:

WhatsApp Video 2016-08-09 at 12.19.20 by lapsi-al

Kjo fraza “mund të ndodhte kudo” është identike me atë që përdori para gati një muaji, Edi Rama në Fier, duke folur për vdekjen e Aida Çakja në maternitetin e Tiranës. Mund të ndodhte kudo natyrisht, por jo kudo këto kalojnë kështu kaq lehtë dhe duke kapërcyer përgjegjësitë. Kjo nuk ndodh kudo. Ndiqni videon për të kuptuar sesa ngjajnë këta të dy, sesi i vogli imiton të madhin, sesi merr kurajë për të hedhur pas një vdekje që ka përgjegjësi institucionale:

RAMA PER VDEKJEN TEK KOCO GLOZHENI by trelosjermatis

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Zalo horri e di kete kur i ben sondazhet apo do pyesi per ngjyren e vizave te rruges te sondazhi tjeter?

Submitted by Uliksi (not verified) on

Ashtu siç nuk do kishte patur asnje qeveri ne bote qe nuk do te kishte rene 24 ore pas Gerdecit, ashtu nuk do te kishte patur asnje kryetar Bashkie qe nuk do te ishte larguar pas vrasjes se Arditit te ndodhur pas deklarates se mashtruesit dhe hipokritit te pashpirt Veliaj. Diferenca ne numra mes Gerdecit dhe Sharres eshte statistike. Thelbi korruptiv dhe kriminal i te 2 ngjarjeve eshte i njejte. E mbani mend se si i rrahu supet Rama Berishes per Gerdecin? Prandaj çuditen sot keta bastardet e Rivdekjes kur u kerkohet llogari per Sharren.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Ka thene ai gazetari i famshem, Zaloshnja qe parashikon rritjen ekonomike mbas shiut, se nuk duhet te permendesh fjalen statistike pa e aprovuar ai. Se qe ta dish ti, ka bere nje sondazh ai ku 756% e Tiranasve mendojne qe Zeni vrau ne Gerdec se eshte i poshter ndersa ne Sharre u vra vetem 1 se i shpetoi te tjeret Erioni.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.