Ndahet nga jeta Teodor Laço

Postuar në 15 Tetor, 2016 13:20

Ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare Teodor Laço, shkrimtar dhe skenarist filmash. Ai lindi në Dardhë të Korçës në vitin 1936 dhe mbaroi studimet e larta për Agronomi në Tiranë. Autor i shumë romaneve, novelave, dramave dhe komedive, Laço është vlerësuar me disa çmime në Shqipëri. Pas vitit ’90 u angazhua në jetën politike, fillimisht me Partinë Socialdemokrate. 12 vjet deputet, ministër Kulture në vitet ’94-’97 si dhe më pas, ambasador i Shqipërisë në Federatën Ruse.

Comments

Submitted by faruk myrtaj (not verified) on

Iken Njeriu, keshtu...
Sado qe ne te gjallet e kerkojme perfeksionin edhe ne toke, perfeksionin edhe per trupin, kur ate e ka veti vetem shpirti, qe lindet per te mbetur, sado qe duket se i kursejme fjalet e bukura mirenjohese per Tjetrin sa jemi gjalle, nga droja mos na marrin per qejf-mos-prishes te atyre qe sidosi na u gjenden dhe vazhdojne te na gjenden prane ne kete jete, prape e prape, duhet te mbetemi e te shfaqemi mirenjohes e falenderues, nese dikush ka qene ndihmues, dashamires e njerezor ne kohe...
Se paku, ne diten e Lamtumires, edhe nese per kortezi a natyre recirpociteti s'ja thame ne gjallje...

Teodor Laco ka qene i tille. Pa asnje medyshje. Kudo ku ka qene. Sa ka mundur. Te shumtet e njerezve qe ka ndodhur te punojne me te, besoj se do donin te thonin nje fjale te tille...
Eshte shkrimtari qe e mjeshteroi artin e fjales, edhe kur ndjehej "perkohesisht e brishte" -po te perifrazonim nje titull te tij- eshte autori qe shfaqi pjesen e brishte te natyres njerezore, qe mbetet dhe mbetet edhe ne klime te ashper per qenien njerezore, eshte kolegu qe e tha fjalen e mire per koleget, edhe kur ndokush prej tyre nuk e cmoi kete si zemregjeresi, eshte i ndodhuri ne udhen e talenteve krijues qe shtoi perpjekjen per t'i shfaqur e madhuar si te tille...

Po, Teodor Laco ka qene edhe ne politike, ka bere me te mundshmen e deshiruar ne te, per te mbajtur gjalle dialogun e hapur, edhe kur kahja shtynte me teper per nga imponimi pushteteror...
E, nese do te benim avokatin e imperfektes, a te brishtesise se mirekuptuar e te justifikuar njerezore, kush valle eshte thjesht Vetja ne politike, ne kete art te denuar si rrezikues i karaktereve te njeriut?!

I ndritte shpirti, se padyshim provoi te bente perhere sa me mire...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.