vdekja

Ndahet nga jeta shkrimtari Kasëm Trebeshina

Postuar në 07 Nëntor, 2017 21:18

Shuhet në moshën 91-vjeçare Kasëm Trebeshina. Lajmi i vdekjes së shkrimtarit ditën e hënë në Ankara të Turqisë ku jetonte prej vitesh dhe ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit në Tiranë në pasditen e së martës është mbajtur nga familjarët larg vëmendjes së medias, opinionit publik dhe institucioneve të kulturës.

Ndërron jetë Robert Elsie

Postuar në 02 Tetor, 2017 10:03

Ka ndërruar jetë albanologu kanadez Robert Elsie. 67 vjeç, Elsie lidni në vitin 1950 në Vankuver të Kanadasë por ishte me origjinë gjermane. Autor i disa librave, përkthyes i letërsisë shqipe në gjuhë të huaj, mes të cilave edhe “Lahuta e Malcis” e Gjergj Fishtës, Elsie ishte i njohur dhe komunikonte me publikun shqiptar. Ai shfaqej në intervista të shumta, ka po ashtu një aktivitet të dendur me katalogimin online të librave apo burimeve të ndryshme për Shqipërinë dhe shqiptarët përmes faqes së “albanianhistory.net”.

Ndërron jetë prof. dr. Farudin Hoxha

Postuar në 11 Shtator, 2017 11:50

Ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotshëm, akademiku Farudin Hoxha. Profesor Hoxha është i njohur në vendin tonë për rolin e tij parësor në projektimin dhe zbatimin e projekteve për digat e hidrocentraleve. 
Ai lindi në Gjirokastër  më janar 1935. Ndoqi studimet larta në Budapest dhe Sofje për hidroenergejtikë dhe u diplomua në Tiranë. 

Aktrimi ynë kolektiv*

Postuar në 21 Gusht, 2017 17:30

Sot paska vdekur ish-ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës dhe ish-kryeministri i Kosovës, z. Bajram Rexhepi. Ngushëllime familjes së Bajram Rexhepit!

Ndërron jetë, ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi

Postuar në 21 Gusht, 2017 11:22

Mediat në Kosovë raportojnë sot se ka ndërruar jetë ish-kryeministri I saj, Bajram Rexhepi. Ai ndodhej i shtruar në një spital në Turqi, për t’u kuruar pas goditjeve në tru që kishte pësuar disa herë. 

Rexhepi vdiq në moshën 63 vjeçar. Ai lindi në Mitrovicë, u diplomua në vitin 1979 për mjekësi në Prishtinë dhe vijoi studimet pasuniversitare në Zagreb deri në vitin 1985. Ai punoi si kirug i përgjithshëm dhe specialist endoskopie në Mitrovicë deri në vitin 1990. Iu bashkua UÇK-së në vitin 1999 për 3 muaj duke shërbyer si mjek në zonën e Shalës.

Vritet në dyluftim me trup ish-kampioni i botës në peshëngritje Andrey Drachev

Postuar në 21 Gusht, 2017 09:34

Ish-kampioni i botës dhe i Europës në peshëngritje, Andrey Drachev, është vrarë në një dyluftim trup me trup nga një 25 vjeçar kaukazian. Personi i dyshuar quhet Anar Ziranov dhe në videon e publikuar duket se është i aftësuar në artet marciale. Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur në Khabarovsk dhe grupi i të rinjve e kanë provokuar atletin që ka ofruar ndeshje përballë. Po kështu thuhet se ai është që lluar nga disa njerëz dhe se video paraqet vetëm fundin e përplasjes që ka rezultuar fatale për atletin. 

Ndahet nga jeta Ylli Popa

Postuar në 16 Gusht, 2017 09:36

Është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeçare Ylli Popa, akademik dhe mjek. Ai u lind në Elbasan në vitin 1930 dhe u diplomua në Bukuresht. Me ardhjen në Shqipëri ai drejtoi katedrën universitare të biokimisë dhe më pas katedrën e terapisë spitalore. Studoi në Moskë në vitet 1958-1961 për të themeluar më pas në Shqipëri shkollën e kardiologjisë. Ylli Popa është bashkëautor i botimeve universitare “Leksione të Krdiologjisë” dhe “Kardiologjia”. Po kështu Popa ishte pjesë e grupit të mjekëve të Enver Hoxhës.

Ndërron jetë albanologu arbëresh Antonio Guzzetta

Postuar në 26 Korrik, 2017 12:26

Ka ndërruar jetë albanologu Antonio Guzzetta. Ai ishte djali i Giorgio Guzzetta, themelues i seminarit greko-shqiptar të Palermos, seminar ku mori formimin fillestar. Më pas ai u diplomua në universitetin e Palermos, dega Letërsi – Filozofi.

Ndahet nga jeta vokalisti i Linkin Park, Chester Bennington

Postuar në 21 Korrik, 2017 10:59

Chester Bennington, vokalisti i grupit Linkin Park ka ndërruar jetë në moshën 41 vjeçare. Sipas autoriteteve mundësia më e madhe është vetëvrasja . Ai ka debutuar me 7 albume muzikore me grupin Linkin Park, mes të cilëve Hybrid Theory ishte ai që i bëri të famshëm. Nga viti 2000 e më pas albumet e grupit kanë qenë të gjitha të suksesshme. Bennington krijoi në vitin 2005 një grup tjetër Dead by Sunrise dhe u bë pjesë e Stone Temple Pilots deri në vitin 2015.

Reuters: Al - Baghdadi, me shumë gjasa është gjallë

Postuar në 17 Korrik, 2017 10:14

Agjencia “Reuters” raporton sot se kreu i Shtetit Islamik, Abu Bakr al - Baghdadi ka shumë gjasa të jetë gjallë. Agjencia citon një zyrtar të lartë kurd të kundërterrorizmit sipas të cilit ka të dhëna se al-Baghdadi është gjallë dhe ai ndodhet në jug të qytetit sirian të Raqqas.

Baghdadi është përfundimisht gjallë. Ai nuk ka vdekur. Kemi informacione se është gjallë. Ne besojmë 99% se ai është gjallë”, citon “Reuters” zyrtarin kurd Lahur Talabany.

Pages

Subscribe to RSS - vdekja