Ndërron jetë, ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi

Postuar në 21 Gusht, 2017 11:22

Mediat në Kosovë raportojnë sot se ka ndërruar jetë ish-kryeministri I saj, Bajram Rexhepi. Ai ndodhej i shtruar në një spital në Turqi, për t’u kuruar pas goditjeve në tru që kishte pësuar disa herë. 

Rexhepi vdiq në moshën 63 vjeçar. Ai lindi në Mitrovicë, u diplomua në vitin 1979 për mjekësi në Prishtinë dhe vijoi studimet pasuniversitare në Zagreb deri në vitin 1985. Ai punoi si kirug i përgjithshëm dhe specialist endoskopie në Mitrovicë deri në vitin 1990. Iu bashkua UÇK-së në vitin 1999 për 3 muaj duke shërbyer si mjek në zonën e Shalës.

Pas lufte zgjidhet deputet i Mitrovicës dhe kryetar Komune.  Ministër i Brendshëm dhe më pas kryeministër në mars të vitit 2002. Iu rikthye profesionit të mjekut në vitin 2014, pasi nuk u përfshi në listën e kandidatëve të PDK-së.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.