Ndahet nga jeta vokalisti i Linkin Park, Chester Bennington

Postuar në 21 Korrik, 2017 10:59

Chester Bennington, vokalisti i grupit Linkin Park ka ndërruar jetë në moshën 41 vjeçare. Sipas autoriteteve mundësia më e madhe është vetëvrasja . Ai ka debutuar me 7 albume muzikore me grupin Linkin Park, mes të cilëve Hybrid Theory ishte ai që i bëri të famshëm. Nga viti 2000 e më pas albumet e grupit kanë qenë të gjitha të suksesshme. Bennington krijoi në vitin 2005 një grup tjetër Dead by Sunrise dhe u bë pjesë e Stone Temple Pilots deri në vitin 2015.

Ai lindi në vitin 1976 në Phoenix të Arizonës dhe shfaqi interes për muzikën që në moshë të hershme. Bennington u përball me problemet e drogës që në moshën 11 vjeçare kur u divorcuan prindërit. Marijuana, alkooli, opiumi, kokaina, methamfetamina dhe LSD ishin disa “nga asortimentet” narkotike që çuan në varësi të plotë.

Bennington ishte këngëtari që u shfaq në ceremoninë e vdekjes së Chris Cornell, edhe ky i vetëvrarë në maj të këtij viti me këngën “Haleluja” që u parapri nga një mesazh në rrjetet sociale: “Nuk mund ta imagjinoj një botë pa ty. Lutem të gjesh paqe në jetën tjetër”.

Linkin Park u krijua në vitin 1996 nga tre shokë shkolle: Mike Shinoda, Rob Bourdon dhe Brad Delson. Bennington do të rekrutohej në grup pas largimit të vokalistit Mark Wakefield. Suksesi i Hybrid Theory u konfirmua me çmime si Grammy për Performimin më të mirë Hard Rock, ndërkohë që kënga “Crawling” u vlerësua Grammy për titullin artisti më i mirë dhe albumi më i mirë rock. Linkin Park u dëshmua inovativ edhe në rrymat muzikore që aplikoi, por duhet thënë se stili i Bennington mbetej tërheqës dhe një nga pikat e forta të tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.