Ndërron jetë Bruno Ganz

Postuar në 16 Shkurt, 2019 15:32

Ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare aktori i njohur zviceran Bruno Ganz si pasojë e sëmundjes së kancerit. Ai lindi në Zyrih më 22 mas të vitit 1941 dhe nisi karrierën e aktrimit që në shkollë. Punoi me regjizorë të tillë si Werner Herzog dhe ka si rol më të famshëm Hitlerin në dramën epike, “Rënia”. Ai është i njohur edhe për role të tilla si ai gjyshit në filmin ”Haidi”, por edhe për role në filma si Nosferatu.

Atij ju refuzua një rol në filmin e njohur “Gruaja më e bukur” që i shkoi Richard Gere si dhe “Lista e Shindlerit”.

Ganz ishte i njohur ndërkombëtarisht dhe mbahet mend për shprehjen e veçantë në fytyrën e vet. Më poshtë një fragment nga roli i tij në filmin "Rënia": 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.