aktori

Schawarzenegger: Për popullin rus/Disa të vërteta mbi luftën

Postuar në 18 Mars, 2022 14:46

Aktori Arnold Schawarzenegger i është drejtuar popullit rus me një mesazh video, me anë të të cilit merr përsipër t’u sqarojë të pavërtetat që Rusia thotë për arsyet e invazionit ushtarak në Ukrainë.

Aktori 74-vjeçar, ish-guvernator i Kalifornisë, thotë se para së gjithash, rusët duhet të dinë se nuk ishte Ukraina ajo që e nisi luftën.

Ndahet nga jeta ylli i kinemasë franceze, Jean-Paul Belmondo

Postuar në 06 Shtator, 2021 18:08

Aktori Jean-Paul Belmondo, një nga yjet më të mëdhenj të kinemasë franceze të pasluftës, buzëqeshja karizmatike e të cilit ndriçoi ekranin për gjysmë shekulli, ndërroi jetë sot në moshën 88-vjeçare në shtëpinë e tij në Paris.

Belmondo lë pas plot 80 filma. Belmondo u shfaq për herë të parë në ekran në vitet ‘50, por u bë i famshëm gjatë Valës së Re të dekadës pasuese, me rolet e tij në filmat "Pa frymë” dhe "Burri nga Rio".

Ndërron jetë Bruno Ganz

Postuar në 16 Shkurt, 2019 15:32

Ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare aktori i njohur zviceran Bruno Ganz si pasojë e sëmundjes së kancerit. Ai lindi në Zyrih më 22 mas të vitit 1941 dhe nisi karrierën e aktrimit që në shkollë. Punoi me regjizorë të tillë si Werner Herzog dhe ka si rol më të famshëm Hitlerin në dramën epike, “Rënia”. Ai është i njohur edhe për role të tilla si ai gjyshit në filmin ”Haidi”, por edhe për role në filma si Nosferatu.

Atij ju refuzua një rol në filmin e njohur “Gruaja më e bukur” që i shkoi Richard Gere si dhe “Lista e Shindlerit”.

Orban, nga rruga në politikë (Video)

Postuar në 29 Nëntor, 2018 10:32

Ka ardhur nga rruga dhe doli sërish në rrugë për t’i treguar një miku amerikan se rrugën drejt pushtetit nuk e ka patur të lehtë. Kryeministri hungarez Viktor Orban dhe aktori i njohur amerikan Chuck Norris kaluan një paradite së bashku në Budapest.

Ndërron jetë Fadil Hasa

Postuar në 16 Korrik, 2018 12:46

Ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndën aktori i njohur i humorit dhe i estradës, Fadil Hasa. Ai ishte nderuar me titullin “Artisti i Merituar” dhe është katër herë fitues i çmimit “Aktori më i mirë i humorit”.

Hasa ka luajtur qindra role në teatër, variete dhe kinemetografi. Ai i përket plejadës së artë të aktorëve të humorit, duke spikatur në paroditë dhe skeçet e humorit bashkë me grupin e humoristëve, Muharrem Hoxha, Haxhi Rama, Roland Koça

Ndërron jetë në moshën 74 vjeçare Sgt. Hartman i "Full Metal Jacket"

Postuar në 16 Prill, 2018 02:13

Ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare R. Lee Ermey, i nominuar për çmimin Golden Globe. Ermey mund të mos jetë ndonjë emër i njohur, por roli i tij i rreshterit Hartman në filmin e njohur “Full Metal Jacket” mbetet i paharrueshëm.

Ai kishte me të vërtetë një karrierë ushtarake 11 vjeçare përpara se të niste të lunate në filma, mes të cilëve edhe një rol piloti në filmin e mirënjohur “Apocalypse Now”.

40 vjet nga vdekja e Charlie Chaplin

Postuar në 25 Dhjetor, 2017 18:06

Si sot 40 vjet më parë vdiq gjeniu i aktrimit dhe komediani i famshëm për të gjithë ne, Charlie Chaplin. Shumë nga filmat e tij përcjellin mesazhet që sot ngjajnë më aktuale se kurrë. Chaplin ndërtoi jetë në ditën e Krishtlindjeve të vitit 1977 në moshën 88 vjeçare. 25 vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në Korsie, në afërsi të liqenit të Gjenevës në Zvicër.

Ndërron jetë Roger Moore

Postuar në 23 Maj, 2017 18:47

Ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare aktori i njohur britanik Roger Moore. Ai u bë i njohur për rolin e tij si James Bond në shtatë seri të filmit të njohur. Po kështu Moore, aktor me pamje fizike të veçantë, ka qenë pjesë e serive televizive “The Persuaders and the Saint”.  Me një karizëm që plotësohej nga zëri i dallueshëm, Moore diti të fitonte zemrat e filmdashësve.

Ikën edhe Bujar Lako...(Video)

Postuar në 26 Dhjetor, 2016 10:59

Ka mbetur në memorien e publikut për rolet e spikatura në kinemanë e viteve ’80, ku veçohen ai i Halit Beratit në filmin “Gjeneral Gramafoni” apo Tunxhit në filmin “Udha e Shkronjave”. Bujar Lako një prej emrave të njohur të plejadës së vjetër të aktorëve shqiptarë ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare si pasojë e një ataku kardiak.

Pages

Subscribe to RSS - aktori