Ndërron jetë Gaqo Çako

Postuar në 01 Gusht, 2018 23:00

Është ndarë sot nga jeta tenori i mirënjohur i skenës shqiptare, Gaqo Çako. Ai u lind më 24 janar të vitit 1935 dhe mbante titullin Artist i Popullit. Çako ka qenë për një kohë të gjatë i pranishëm në skenën shqiptare dhe është ngulitur në memorien e dy brezave për zërin e tij të ngrohtë dhe një lloj karizme në skenë.

I përket brezit të edukuar pas Luftës së Dytë Botërore. Përfundoi studimet në konservatorin “Çajkovski” të Moskës dhe në vitin 1961 kthehet në Shqipëri për t’u emëruar tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë. Ai ka qenë protagonist në disa opera, përfshirë ato të njohura në botë, por edhe në operat shqiptare të Prenk Jakovës, Tish Daisë, Nikolla Zoraqit dhe Tonin Harapit e Pjetër Gacit. Karriera e tij operistike është më pak e njohur për publikun e gjerë sesa këngët që ai interpretoi në Festivalet e përvitshme në RTSH.

Po kështu ai pati një karrierë edhe si pedagog i kantos në Institutin e Lartë të Arteve dhe si regjizor operistik.

Çako do të mbetet pa diskutim ndër emrat më me peshë në historinë e muzikës shqiptare dhe me ikjen e tij shënohet një humbje reale për mbarë kulturën e këtij vendi. Më poshtë një ndër interpretimet e tij më të popullarizuara:

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

U prefte ne paqe dhe u kujtofte perhere, si nje kengtar i madh qe ka qene!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.