Ndërron jetë Aretha Franklin

Postuar në 16 Gusht, 2018 16:44

Është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare Aretha Franklin, e mbiquajtur Mbretëresha e Soulit. Ajo është artistja e parë femër që u bë pjesë e Rock and Roll Hall of Fame.

Franklin konsierohet një nga legjendat e muzikës së pas mesit të shekullit të 20-të. Ajo lindir në Memphis dhe u rrit në Detroit. Nisi të këndonte në kishë dhe gjatë karrierës së saj ka provuar disa rryma muzikore. Franklin është nderuar me çmime të shumta mes të cilave edhe Medalja Kombëtare për Artet dhe Medalja Presidenciale e Lirisë.

Një talent i evidentuar herët, ajo publikoi albumin e parë, “Këngët e besimit” në moshën 14 vjeçare. U bë e njohur me hite si “Respect” dhe “Think” për të vijuar mandej me “Chain of Fouls”, “Call me” dhe albumin e vitit 1972, “Amaizing grace”. Franklin ka fituar 18 çmime “Grammy”.

Më poshtë perforimimi prej saj i hitit “Think” në filmin e famshëm “Blues Brothers”.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.