Zbuloi 2,681 planetë, Kepler deklarohet "i vdekur" pas 10 vjetësh në hapësirë

Postuar në 31 Tetor, 2018 00:28

Pas gati 10 vjetësh në hapësirë, në kërkim të botëve aliene dhe fotgrafim të yjeve të largët, teleksopi hapësinor i NASA-s, Kepler është deklaruar jashtë funksionit. Depozitat e karburantit të tij janë shterrur dhe tani Kepler i është bashkuar kozmosit si një trup i lirë, jashtë kontrollit tokësor.

Njoftimet fillestare erdhën në fillim të këtij muaji dhe ekipet e NASA-s nisën punën për të mbledhur të dhënat e marra prej tij.

Kepler zbuloi 2 681 planetë jashtë sistemit diellor përfshirë trupa qiellorë të ngurtë të ngjashëm me Tokën, por edhe të tjerë që janë quajtur Super-Toka, që janë planet më të mëdhenj se yni, por më të vegjël sesa Neptuni.

Në misionin e vet Kepler, që ka kushtuar 700 milionë dollarë zbuloi edhe një sistem yjor të ngjashëm me tonin që ka tetë planetë si planetët e sistemit tonë diellor.

Një rezultat themelor që sollën zbulimet e arrituara falë tij është edhe konstatimi se planetët janë më të shumtë se yjet në galaktikën tonë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.