vdekja

Ndërron jetë djali i Nikita Hrushovit

Postuar në 19 Qershor, 2020 11:42

Ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare Sergey Hrushov, djali i ish-liderit sovjetik Nikita Hrushov. Ai jetonte në Providence, Rhode Island në SHBA dhe mbante dy nënshtetësi.

Ai ishte një inxhinier në priofesion dhe ka qenë pjesë e programeve të zhvillimit të raketave, nëndetëseve, anijeve kozmike dhe pajisjeve të destinuara për në Hënë.

Ai ishte aktiv në media dhe ka folur shpesh për periudhën kur vendi drejtohej nga i ati, Nikita, një njeri me rol në histori për denoncimin e veprimtarisë politike të Stalinit.

Ndërron jetë Moikom Zeqo

Postuar në 15 Qershor, 2020 09:44

Është ndarë sot nga jeta në moshën 71 vjeçare Moikom Zeqo. Ai lindi në Durrës dhe rridhte nga një familje libohovite. U diplomua në Universitetin e Tiranës më 1971 në degën gjuhë-letërsi. Karriera e tij profesionale përfshin gazetarinë, mësuesinë për të kaluar mandej në sektorin e artit antik në Akademinë e Shkencave në Tiranë. 

Një autor shumë pjellor dhe i pranishëm shpesh në media, Zeqo ka shkruar 62 libra të temave dhe në fusha të ndryshme.

Arrestohet nën akuzën e vrasjes

Postuar në 29 Maj, 2020 23:51

Pas tri ditëve protesta në Mineapolis, është ekzekutuar arrestimi i policit Derek Chauvin, personi që shfaqet në videoja dramatike që provokoi vdekjen e afroamerikanit, George Floyd.

Ndahet nga jeta akademiku Gudar Beqiraj

Postuar në 11 Maj, 2020 13:16

Është ndarë sot nga jeta në moshën 72 vjeçare akademiku Gudar Beqiraj.

Familja humbi njeriun e saj të shtrenjtë, Akademia e Shkencave kolegun dhe akademikun e përkushtuar, dhe ne mikun tonë zemërgjerë, si AI!

shkruan në një deklaratë Akademia e Shkencave.

Beqiraj në vitin 2017, për pak kohë ishte në krye të Akademisë së Shkencave, por pas një takimi të zhvilluar me presidentin Ilir Meta vendosi të dorëhiqej nga posti. 

Shpikësi i Game of Life ndërron jetë nga Covid-19

Postuar në 25 Prill, 2020 18:55

Koronavirusi i merr jetën matematikanit të Princeton, John Conway, në moshën 82-vjeçare.

Ndërron jetë Rikard Ljarja

Postuar në 20 Prill, 2020 22:51

Ka ndërruar sot jetë aktori dhe regjisori Rikard Ljarja. I lindur në prill 1943 në Shkodër, Ljarja largohet nga kjo botë në moshën 77 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. 
U diplomua në shkollën e lartë të aktrimit në Tiranë në vitin 1965 dhe karrierën filmike e nisi në vitin 1973 pas një periudhe punë në teatri  e Shkodrës. 

Prodhimet dhe filmat ku ai mori pjesë përfshijnë “Komisari i dritës”, “Dueli i heshtur”, “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Rrugë të bardha”, “Rrugicat që kërkonin diell”, “Ilegalët”, “Radiostacioni”, “Rrethi i kujtesës” apo edhe “Pesha e kohës”.

Ndërron jetë nga CoVid-19 shkrimtari kilian Luis Sepulveda

Postuar në 16 Prill, 2020 12:38

Koronavirusi sjell edhe vdekjen e parë mes të famshmëve. Shkrimtari Luis Sepulveda, ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare për shkak të CoVid-19. Ai lindi në Kili në vitin 1949 dhe u largua nga vendi pas burgosjes që iu bë nga pushteti i Augusto Pinoçetit. Në vitin 1989 mori çmim me veprën “Plaku që lexonte romane dashurie”.

Ndërron jetë Manolis Glezos

Postuar në 30 Mars, 2020 13:30

Ka ndërruar jetë në moshën 98 vjeçare Manolis Glezos, luftëtari i njohur grek i rezistencës ndaj nazizmit. Sipas njoftimeve zyrtare ai vdiq si pasojë e një infarkti në zemër. Anëtar I Syrizas, Glezos u zgjodh deputet në vitin 2012 dhe anëtar i Parlamentit Europian dy vjet më vonë, duke u bërë personi më i vjetër në trupën legjislative europiane me 91 vjeç.

Glezos përmendet shpesh për aktin e tij të heqjes së flamurit nazist nga Akropoli në vitin 1941 pasi gjermanët morën Athinën.  

Mbrojtja Civile e Italisë: Numri i raportuar për çdo vend në varësi të klasifikimit të shkakut të vdekjes

Postuar në 20 Mars, 2020 19:15

Mbrojtja Civile e Italisë ka dhënë një sqarim për situatën më të fundit të pandemisë. Duhet thënë se përqindja e njerëzve të vdekur pa patologji është shumë e vogël. Të pyetur se përse një vend  si Gjermania, një vend me moshim thuajse sa Italia, ka kaq pak të vdekur, përfaqësuesit në fjalë kanë deklaruar se çështja këtu është te klasifikimi i shkakut të vdekjes(minuta 20). 

Pala italiane ka shtuar se në fund të krizës do të bëhet një analizë për të parë sesa me të vërtetë ky virus ka shkaktuar vdekjen. Më poshtë video e plotë e konferencës: 

Ndërron jetë aktori i njohur Max von Sydow

Postuar në 09 Mars, 2020 14:23

Ka ndërruar jetë sot në moshën 90 vjeçare aktori i njohur suedez, Max von Sydow. Ai ishte i njohur për bashkëpunimet e shumta me regjizorin e njohur Ingmar Bergman përpara se të bëhej i njohur ndërkombëtarisht. “Vula e Shtatë” në vitin 1957 ku ai luan shah me vdekjen konsiderohet roli më ikonik i tij. Po kështu von Sydoë është shfaqur edhe në “Ekzorcisti”, “Game of Thrones”, “Star Wars” por edhe në Minority Report të Spielberg apo edhe “Shutter Island”. 

Pages

Subscribe to RSS - vdekja