vaksina

Gjermani, një vaksinë antituberkulare për të luftuar Co Vid 19

Postuar në 23 Mars, 2020 22:23

Një vaksinë kundër tuberkulozit do të testohet në Gjermani në të moshuar dhe personelin mjekësor, dy kontigjentet më të ekspozuara nga prekja e Co Vid 19.

Vaksina bazë që do të përdoret quhet BCG, e zhvilluar në filllim të shekullit të 20-të dhe që sipas testimeve ka rezultuar se jep efekt jo vetëm kundër tubverkulozit, por edhe kundër infeksioneve virale të traktit respirator.

Shkon në 170 numri i të vdekurve nga koronavirusi i Kinës. Shumica në moshën 65-80 vjeç

Postuar në 30 Janar, 2020 11:10

Shifrat e përhapjes dhe vdekshmërisë nga koronavirusi në Kinë kanë njohur rritje këto 24 orët e fundit. Raportohet se numri i të prekurve ka shkuar në 7 711, ndërkohë që janë 12 168 raste të tjera të dyshuara. Numri i të vdekurve ka shkuar në 170 dhe sipas ekspertëve kinezë kulmi i infeksionit do të jetë pas 10 ditësh, të infektuarit më të shumtë do të diagnostikohen në prill ose maj për të vazhduar me trajtim në muajt qershor – korrik.

Vaksinë kundër stresit

Postuar në 16 Qershor, 2018 11:04

Një vaksinë "e mirë" mund të jetë zgjidhja për dëmet e shkaktuara nga stresi në tru! Këtë bësojnë hulumtuesit e Universitetit të Kolorados, pas botimit të një studimi në revistën “Brain, Behavior and Immunity”.

Drejt një vaksine që imunizon njerëzit ndaj rritjes së kolesterolit

Postuar në 21 Qershor, 2017 10:55

Disa shkencëtarë në Europë mendojnë se janë afër realizimit të një vaksine që imunizon njerëzit ndaj ngritjes së nivelit të kolesterolit dhe mandej uljen e riskut për sëmundjet kardiovaskulare. Studimi është publikuar së fundmi dhe ai përcjell disa rezultate shumë optimiste të testuar te minj, ndërkohë që ka nisur faza e testimit te njerëzit. Vaksina operon sipas parimit të vaksinave konvencionale me ndryshimin se ajo orientohet ndaj një proteine, jo ndaj një bakteri apo virusi.

SHBA: Diskutohet nevoja e vaksinimit edhe për Human Papillomavirus

Postuar në 03 Prill, 2017 12:51

“The Washington Post” shkruante dje për një dukuri që meriton vëmendje e deri më sot është neglizhuar: nevoja për vaksinimin kundër Human Papillomavirus që po çon në rritje të rastit të kancereve oralë. Sugjerimi vjen përmes një rasti të famshëm: aktori Michael Douglas u diagnostiuak katër vite më parë me kancer në fyt për shkak të praktikimit të seksit oral. Douglas e pohoi atë publikisht, duke provokuar debate, pasi me një informacion të tillë zbulohet edhe “higjenca virusale” e partnerit.

Legjenda e autizmit/1000 fëmijë në kopshtet dhe çerdhet e Shqipërisë i janë shmangur vaksinimit

Postuar në 01 Prill, 2017 19:02

Problemi i refuzimit të vaksinimit të fëmijëve po zgjerohet ndjeshëm në Shqipëri. Prej kohësh qarkullon një legjendë e marrë nga një studim në Britani, sipas të cilës vaksina e fruthit shkakton autizëm. Një përfundim që u hodh në qarkullim në vitin 1998 nga Andreë Ëakefield, ka provokuar një krizë të vërtetë besimi, ose më saktë një zgjerim të dyshimit ndaj vaksinave. 

Pages

Subscribe to RSS - vaksina